Euro bie nën 115 lekë - Business Magazine Albania

Euro bie nën 115 lekë

Euro

Prej ditësh euro ka shënuar rënie të vazhdueshme ndaj lekut. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë ai ka zbritur në më pak se 115 lekë.

Një tendencë e lidhur mbi të gjitha më dollarin, ku euro për herë të parë këtë vit ra nën vlerën e dollarit ka vijuar edhe me disa monedha të huaja.

Ndryshe nga vitet e kaluar kur euro ishte në nivele të ulëta gjatë sezonit veror (për shkak të turizmit dhe prurjeve në euro), këtë vit efekti është I lidhur më së shumti me luftën në Ukrainë dhe konkuturat ndërkombëtare të tregjeve.
Zhvlerësimi i euros ndaj lekut pritet edhe këto ditë të fundvitit, pasi shpenzimet rriten, përkrah prirjes së remitancave nga emigrantët.

Lexo: 5 veprimet e lidershipit për të motivuar ekipin tuaj për performancë dhe efikasitet të lartë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0