EU Youth Cinema: Green Deal shfaq filma edukativë mbi mbrojtjen e ujit, klimës dhe reduktimin e plastikës, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit 2025 - Business Magazine Albania

EU Youth Cinema: Green Deal shfaq filma edukativë mbi mbrojtjen e ujit, klimës dhe reduktimin e plastikës, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit 2025

EU Youth Cinema: Green Deal shfaq filma edukativë mbi mbrojtjen e ujit, klimës dhe reduktimin e plastikës, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit 2025

Për Ditën Botërore të Mjedisit të këtij viti, më 5 qershor të vitit 2025, projekti edukativ europian EU Youth Cinema: Green Deal po jep një mesazh të fortë për rëndësinë e edukimit mjedisor. Nën moton globale #BeatPlasticPollution, fokusi i kësaj dite do të jetë ndotja në rritje nga plastika dhe pasojat e saj për mjedisin, shëndetin dhe shoqërinë. Shkollat dhe institucionet arsimore në të gjithë Europën ftohen të integrojnë në mësim filma nga programi EUYC:GD – pa asnjë kosto dhe në një format të përshtatshëm për moshat e nxënësve.

Për më tepër, të gjithë të interesuarit mund të shikojnë online filmat e përzgjedhur – falas dhe nga çdo vend!

Plastika, kërcënimi kryesor për mjedisin

Plastika gjendet sot pothuajse në të gjitha ekosistemet – nga fundi i detit deri në qarkullimin tonë të gjakut. Fushata e OKB-së për Ditën Botërore të Mjedisit 2025 bën thirrje për një ndryshim të thellë në mënyrën si i përdorim burimet. Edukimi luan një rol kyç në këtë proces. EU Youth Cinema: Green Deal e mbështet këtë ndryshim përmes programeve të kuruara të filmave që e bëjnë të prekshme emocionalisht çështjen e mjedisit dhe klimës.

Tema kryesore: uji, oqeanet dhe alternativat e qëndrueshme

Programi aktual i filmave ofron një përzgjedhje dokumentarësh dhe filmash ndërkombëtarë që trajtojnë posaçërisht temën e ujit – si një burim i rrezikuar dhe si skenë e sfidave globale.

Program filmi falas për shkollat (pas regjistrimit nëpërmjet [Link-ut]):

A Thirsty World (NJË BOTË E ETUR) – Një udhëtim vizual nëpër rajone me mungesë të theksuar të ujit. Filmi paraqet pabarazitë globale në qasjen ndaj ujit të pijshëm dhe pasojat ekologjike të konsumit të burimeve.

Until the Last Drop (DERI NE PIKËN E FUNDIT) – Një analizë kritike mbi privatizimin dhe komercializimin e ujit në mbarë botën – si dhe pasojat sociale dhe mjedisore që vijnë nga këto zhvillime.

Once There Was a Sea… (NA ISHTE NJËHERË NJË DET…) – Ky film i shkurtër i animuar rrëfen historinë e zhdukjes së detit Aral dhe ndikimin e tij te njerëzit, mjedisi dhe kultura.

Program filmash falas për të gjithë:

Lake of Apples (LIQENI I MOLLËVE) – Një tregim poetik për një liqen në Ballkan që rrezikohet nga ujërat e zeza dhe bizneset bujqësore – dhe guximin e komuniteteve lokale për të ndërmarrë veprime.

LIQENI I MOLLËVE – EU Youth Cinema: Green DealStart Up for a Reason (‘START UP’ PËR NJË ARSYE) Të rinj sipërmarrës zhvillojnë ide biznesi të qëndrueshme për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve ekologjike, përfshirë ndotjen plastike në Azinë Juglindore. Filmi frymëzon iniciativën dhe promovon mendimin sipërmarrës në frymën e Green Deal.

‘START UP’ PËR NJË ARSYE – EU Youth Cinema: Green Deal

Edukimi si forcë për ndryshim

Filmat e EU Youth Cinema: Green Deal janë të disponueshëm pa pagesë për shkollat në disa vende evropiane dhe janë të përshtatshëm për t’u përdorur në lëndë si gjeografia, biologjia, etika, studimet shoqërore apo arsimi mediatik. Ky program promovon edukimin kinematografik mbi mjedisin dhe motivon të rinjtë të shikojnë me kriticizëm temat e mbrojtjes së klimës, qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë ndaj burimeve. Mësuesit gjithashtu mund të regjistrojnë aktivitetet e tyre për Ditën Botërore të Mjedisit në faqen zyrtare të Ditës Botërore të Mjedisit 2025 dhe të informohen me iniciativat nga e gjithë bota. I gjithë ky projekt është falas, falë mbështetjes së Creative Europe MEDIA dhe sponsorëve kryesorë: Vienna Insurance Group, me markën e tij vendase Sigma, Intersig, dhe së fundmi edhe Vienna Life; Shoqërisë Kolektive për Mediat Audiovizive – VAM; Ministrisë Sllovene të Administratës Publike; dhe Cineplexx International, partneri ekskluziv i kinema-ve në 11 vende dhe aktualisht aktiv në 33 qytete, përfshirë edhe Tiranën.

“Dëshira për të kontribuar në një shoqëri dhe mjedis që ia vlen të jetohet sot dhe në të ardhmen, na frymëzon për të hedhur hapa të mëtejshëm në edukimin e brezave të rinj! Projekti EU Youth Cinema: Green Deal, me fokus përvetësimin e strategjisë së BE-së për klimën, është iniciativa e duhur, të cilës Sigma VIG i bashkohet me entuziazëm, në misionin e përbashkët për edukimin e një brezi të rinjsh europianë, të ndërgjegjshëm dhe të përgatitur për sfidat e mjedisit dhe ndryshimet klimatike,” u shpreh Dorinela Ndrejaj, Drejtore Marketingu në Sigma VIG.

“Cineplexx International është prezent në njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë vendet dhe kontribuon në suksesin e këtij projekti shumë inovativ me përvojën e saj të rëndësishme në fushën e kinema-ve, strategjitë e marketingut të përshtatura dhe infrastrukturën cilësore. E konsiderojmë këtë bashkëpunim si një mundësi të shkëlqyer për të ndihmuar në zhvillimin e një kinemaje të gjelbër për shkollat në 33 qytete aktive evropiane – nga Vjena, Tirana dhe Shkupi deri në Sarajevë, Split dhe Selanik. Është një hapësirë ku mund të zhvillohet dialog ndërgjeneracional, me orientim drejt së ardhmes, si dhe shkëmbim njohurish, përvojash dhe praktika miqësore ndaj mjedisit,” shtoi Christof Papousek, CFO dhe bashkëpronar i Cineplexx International.

Bashkohuni me lëvizjen EUYC: Green Deal

EU Youth Cinema: Green Deal i fton të gjithë të marrin pjesë në këtë program inovativ për të ardhmen. Edhe nëse nuk jeni nxënës apo mësues, mund të shikoni filma pa regjistrim dhe falas, drejtpërdrejt në platformën e gjelbër të transmetimit online www.euyc.green – e disponueshme për të gjithë, kudo në botë. Mësuesit në Shqipëri që dëshirojnë të eksplorojnë koleksionin e plotë të filmave me nxënësit e tyre dhe të kenë akses në materialet edukative duhet të regjistrohen në www.youth-cinema.eu/al. Procesi i regjistrimit është i thjeshtë, në gjuhën shqipe dhe zgjat vetëm disa minuta.

Le të bëjmë Europën më të gjelbër – së bashku!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0