Eshte koha jote… “Apo eshte koha ime? (pjesa e pare) - Business Magazine Albania

Eshte koha jote… “Apo eshte koha ime? (pjesa e pare)


Gerti Boshnjaku

Amstel te drejtohet si ty, ashtu edhe mua ne kete fushate komunikimi mjaft frymezuese dhe fuqizuese. Po deklaroj paraprakisht se nuk kam te bej fare me marken ne fjale apo me punen e realizuar per kete fushate per te shmangur pretendimet qe mund te vijne nga lexues te ndryshem se ky eshte nje shkrim reklame. Aspak. Eshte thjesht opinion i imi personal, si dikush qe punon ne marketing, advertising & media prej vitesh.”
Dhe nuk mund te mos shprehem se “Jam impresionuar vertet shume nga fushata e Amstel!”
E thene thjesht, me beri per vete, jo me shikim te pare, por me planifikimin e zgjuar dhe te menduar mire nga ata qe e kane krijuar kete fushate.
Meposhte po rreshtoj disa hapa qe me bene te lidh “nyjet” me njera tjetren per te pasur linjen e plote te mendimit.

E pashe spotin ne Facebook, pasi per momentin nuk jam ne Shqiperi. Ka mundesi ta kem pare perpara se te jepej ne TV, nese ka qene kjo zgjedhje e marketer-eve kjo, do ta quaja gjeniale. Do ta konsideroja te tille pasi nese ky spot arriti dhe tek une (shume larg Shqiperise) po arrin te percillet tek kushdo…sidomos tek perdoruesit e internetit ne pergjithesi dhe perdoruesit e Facebook ne vecanti (Online users). Ndava opinion mbi spotin, diskutova per te, e bera `share`… e thene ndryshe kjo menyre e “hedhjes” se ketij spoti per publikun solli angazhim dhe krioji diskutime (terminologjia e pershtatshme do ishte Engagement, Buzz) . Nje gje mjaft e mire per te shperndare sa me shpejt nje mesazh reklame.

Nuk dua te zgjatem shume, pasi te gjithe e keni pare besoj, por po perfitoj te them dy fjale per spotin shkurt, fjale qe i shpreha dhe ne rrjetet sociale ne momentin qe e pashe per here te pare.

Spoti ishte teknikisht shume cilesor dhe historia ishte origjinale shqiptare. Ishte historia e nje shqiptari te zakonshem te cilen shume bashkekombas e kane perjetuar ne te njejten menyre. Me gezoi fakti qe ishte perdorur nje agjenci shqiptare per idene dhe realizimin. Deri ketu mendova ”Mire, spot interesant dhe asnje agjenci e huaj nuk mund ta kishte menduar kete fabul”, por nuk ishte vetem kaq…
– Pas disa ditesh qe kisha komentuar spotin (kohe qe besoj spoti ishte transmetuar ne televizionet kryesore ne vend) me erdhi nje Email me Subjekt “Eshte Koha jote” dhe me nje imazh qe te ftonte “Shkruaj Historine tende dhe …Festo”.
Pas klikimit te imazhit u drejtova tek faqja e Facebook e Amstel e branduar me te njejtin poster kryesor, u ftova te tregoja edhe une historine time. Te gjithe deshirojme te ndajme historite tona, apo jo? Dhe ne te njejten kohe, ku ka mjet me te mire se birra per te festuar vertet. Nje “Call to Action” vertet, plot dashamiresi duke mos i lene vend prospektit te ”tutet” dhe te paragjykoje me perceptimin se eshte thjesht nje reklame…Dhe une nuk u terhoqa por vazhdova.

 

Artikulli vazhdon me pjesen 2, Kliko KETU per te lexuar vazhdimin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0