Eshte koha jote… “Apo eshte koha ime? (pjesa 3) - Business Magazine Albania

Eshte koha jote… “Apo eshte koha ime? (pjesa 3)


Ky artikull perben vazhdimin e artikullit Eshte koha jote… “Apo eshte koha ime? (pjesa 2) dhe artikullit Eshte koha jote… “Apo eshte koha ime? (pjesa 1)te cilat mund ti lexoni duke klikuar linket mesiper.

Kompania publikoi ne faqen e saj ne Facebook se mirepriste ide / fabula nga fansat apo cilido qe ishte i interesuar per realizimin e spotit te saj te ardhshem publicitar, dhe ideja me e mire me personazhet kartona do te realizohej dhe do transmetohej per publikun. Nje cmim i mire u vendos si shperblim. Deri ketu dukej shume mire, por cfare nuk shkoi sic duhet me pas, ishte se nuk u perzgjodh asnje ide dhe asnje spot nuk u realizua metej. Kjo solli efekt te kundert, pasi gjeneroi zhgenjim mes konsumatoreve dhe efekti I mediave sociale beri qe ky zhgenjim te percillej tek miqte e tyre.

Duke qeshur me vetem ndonjehere mendoj se mbase Belle Air, per arsye te tilla, pra duke mos u shqetesuar aspak per konsumatorin shkoi drejt falimientimit! Nuk besoj qe ishte vetem kjo, megjithate kjo ishte kultura e kompanise qe u percoll ne perceptimin e njerezve.
Kete duhet te kete parasysh dhe Amstel qe ka bere gjithcka mire deri tani, te mos gaboje dhe ti lere pas dore miqte virtuale pasi ky eshte nje hap nder te paret. Tashme sapo ka filluar Brand Engagement, dhe kompania duhet te dedikohet te punoje ne vazhdimesi per konsumatoret e saj, duke ditur qe frytet do ti mbledhe gjithmone e me shume duke permbushur objektiva si ne terma te shitjeve ashtu edhe te imazhit.
Une besoj se Amstel do te vazhdoje ta beje kete gje, pasi duke lexuar mes rreshtave te aplikacionit mora informacionin qe Promocioni i Kuponave ka nje afat perfundimi qe eshte data 4 nentor, ndaj te interesuarit te nxitojne te marrin pjese duke klikuar linkun meposhte.

Është koha jote!

Kliko dhe sfido miqtë për të fituar menjëherë Amstel falas, gjithashtu te kesh mundësinë të fitosh çmime të mëdha. Por mos harro të njoftosh miqtë që të pranojnë ftesën!
https://www.facebook.com/amstel.albania/app_121137127940365

Gjithashtu besoj se do te jene te shumte dhe ata qe do te presin komunikimin per aktivitetin e rradhes, te etur per ta ndare me miqte e tyre pasi kjo fushate me siguri do te jape shume rezultat. Dhe rezultatet do te marrin jete duke krijuar nje databaze te plote me konsumatore miq te markes, qe nuk do te hezitoje ti quaja besnike te markes, dhe ne nje industri te tille te pijeve (Beverages) nuk eshte aspak e lehte te ndiqesh nga perdorues besnike.

miqte

Per ta thene dhe nje fjale te fundit ne kuader te strategjise se perdorur ne kete fushate do te doja te vleresoja si nje strategji te integruar mjaft mire ne perdorimi e mjeteve te komunikimit marketing. Duke nisur qe nga perdorimi i TV dhe mediumeve tradicionale per te komunikuar mesazhet kryesore dhe me pas tek perdorimi ne menyren e duhur te mediave sociale dhe aplikacioneve teknologjike per te perforcuar mesazhet e komunikuara dhe per ti shperndare ne menyren me efektive te mundshem. Nese keto veprime nuk do te ishin te integruara se bashku port e perdoreshin vec e vec nuk do te arrinin kurre rezultatet qe mund te arrijne se bashku.

Eshte nje lloj sinergjie, qe shume drejtues kompanish nuk duan ta kuptojne; shpesh here ne marketing, rezultati i 2+2 nuk eshte i barabarte me 4, por me 5, 6. Duhet te besh kombinimin me te mire per te arritur ate maksimumin e mundshem te asaj qe synon. Dhe kjo eshte ajo qe Amstel me kete fushate po ben ne menyre te persosur.

Pergezime Amstel!
Kjo fushate ka ndikuar qe tashme jo vetem te konsumoj birren tuaj, por edhe te kthehem ne nje “Brand Advocate” per produktin tuaj.

Artikulli u publikua ne Infoalbania.org me date 24 Tetor 2014
U pergatit nga:

Gerti Boshnjaku

Founder & CEO
New Media Communications shpk
Marketing Communications

Infoalbania.org Project
Founder & CEO

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0