Episodi i dytë i Think Big sjell në fokus Vitalux, kompaninë me pasionin për ndriçimin! - Business Magazine Albania

Episodi i dytë i Think Big sjell në fokus Vitalux, kompaninë me pasionin për ndriçimin!

Episodi i dytë i Think Big sjell në fokus Vitalux, kompaninë me pasionin për ndriçimin!

Në episodin e dytë të sezonit të tretë të “Think Big”, do të njihemi me historinë e veçantë të një sipërmarrësi që vendosi të sfidojë rrugën e zakonshme të karrierës – dhe të ndriçojë, në kuptimin e plotë të fjalës, industrinë shqiptare. Bëhet fjalë për Erion Yzeirin, themeluesin e Vitalux, një prej kompanive lider në tregun e ndriçimit në Shqipëri.

Themeluar në vitin 2016, Vitalux lindi nga pasioni i një stafi të ri dhe energjik për teknologjinë dhe ndriçimin. Megjithëse themeluesi i saj, Erion Yzeiri, kishte një formim në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, dëshira për të ndërtuar një biznes inovativ e çoi drejt krijimit të një kompanie që shumë shpejt do të bëhej një ndër liderët e tregut.

Në më pak se një dekadë, Vitalux ka kaluar nga një iniciativë ambicioze në një kompani me praninë e saj të fortë në tregun shqiptar dhe rajonal. Me një portofol të gjerë produktesh teknike dhe dekorative, Vitalux është sot distributori zyrtar i disa prej markave më të njohura ndërkombëtare si GE Lighting, Meanwell, Sylvania Lighting dhe shumë të tjera.

Lexo edhe:Think Big nis sezonin e tretë me historinë frymëzuese të superApp-it të parë shqiptar – Patoko

Ajo që e dallon Vitalux në treg është qasja gjithëpërfshirëse ndaj projekteve. Kompania ofron zgjidhje të plota: nga konsulenca dhe dizajni teknik, deri te implementimi dhe mirëmbajtja pas realizimit të projektit. Me një staf të specializuar dhe bashkëpunime të ngushta me partnerë lokalë e ndërkombëtarë, Vitalux garanton cilësi dhe jetëgjatësi në çdo projekt.

Një nga elementët më të rëndësishëm në filozofinë e punës së Vitalux është bashkëpunimi. Kompania operon në sinergji të plotë me arkitektë, projektues, inxhinierë dhe furnitorë për të sjellë zgjidhje moderne dhe efikase që përputhen me nevojat e çdo klienti.

Pas shumë bashkëpunimesh të suksesshme dhe me një rrjet klientësh që i kanë besuar vazhdimisht, Vitalux synon rritjen e mëtejshme në industrinë e ndriçimit, duke sjellë teknologjitë më të fundit dhe standardet më të larta të performancës.

video promo:

5 qershor

Ora 20:15

Premiera Live në kanalin zyrtar të Businessmag Albania, Linkedin dhe Facebook

Për të gjithë ata që humbën episodin e parë. e shihni këtu:

Subscribe në kanalin tonë zyrtar në YT për më shumë episode

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0