Episodi 6 i "Think Big"(AADF) - Piramida, qendra e inovacionit shqiptar! (pjesa 1) - Business Magazine Albania

Episodi 6 i “Think Big”(AADF) – Piramida, qendra e inovacionit shqiptar! (pjesa 1)

Në episodin e gjashtë të Think Big, patëm kënaqësinë të intervistonim katër figura kyçe të zhvillimit të inovacionit në Shqipëri: Shqipe Berisha, Donjeta Sahatçiu, Uranik Begu dhe Esmeralda Byberi. Qendra e të gjitha ishte transformimi i Piramidës së Tiranës në një epiqendër kreative dhe teknologjike nën kujdesin e AADF, dhe projektet që po ndërtojnë një ekosistem që ndërthur ndërmarrësinë, teknologjinë dhe përfshirjen sociale.

Shqipe Berisha, Drejtuese e Piramida Tirana & TUMO, shprehet se Piramida nuk është vetëm një rikonstruksion arkitektonik: është një simbol i rinovimit kulturor dhe digjital. Një godinë që historikisht ka pasur lloje të ndryshme përdorimesh, tashmë synohet të kthehet në një magnet për talente, projekte teknologjike, artë dhe ndërthurje komunitetesh kreative. Berisha theksoi rëndësinë e krijimit të hapësirave fizike që mundësojnë bashkëpunim: studiosh, laboratorësh teknologjikë, coworking, hapësira edukimi dhe zona eksperimentimi, me theks të veçantë për të rinjtë, komunitetet që nuk kanë qasje dhe iniciativat me qëllim social.

Donjeta Sahatçiu, Drejtoreshë e Kampusit 42 Tirana, foli për përvojën e krijimit dhe menaxhimit të një institucioni që tashmë është referencë në trajnimin e kodimit dhe startupeve në Shqipëri.  Sahatçiu foli për ekosistemet që lindin brenda Tirana 42: mentorë, rrjete alumni-sh, lidhje me kompani të teknologjisë brenda dhe jashtë vendit  dhe për mundësitë që mund të krijohen kur këto rrjete të lidhen me infrastrukturën që do ofrojë Piramida.

Uranik Begu, si Drejtor i Plug & Play për Evropën Qendrore & Lindore, shtoi dimensionin ndërkombëtar në bisedë. Ai vuri në pah se një faktor kyç për sukses është integrimi me portofole investimesh, institucione ndërkombëtare dhe rrjete inovacioni që tejkalojnë kufijtë. Begu theksoi: “Një projekt si Piramida nuk ka vetëm nevojë për mendje inovative, por për lidhje. Investitorë që shohin perspektiva në Ballkan, rrjete mentorimi nga Silicon Valley, partneritete ndërkombëtare,  ky është çelësi për të bërë Tirana ‘tech hub’ jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin.”

Esmeralda Byberi, CEO e Innovation Hub, solli në vëmendje dimensionin social dhe përfshirjen: një inovacion që nuk arrin komunitetet e margjinalizuara ose që nuk krijon mundësi për të gjithë, rrezikon të bëhet ekskluziv. Ajo foli për modele ku startup-et sociale, teknologjitë që përfshijnë njerëzit me nevoja të veçanta, apo projektet që lidhen me zhvillimin lokal,  harku urban, turizmi, gjelbërimi digjital, mund të fitojnë nga infrastruktura që po ndërtohet në Piramidë.

Ky ishte vetëm episodi 1 i Think Big meAADF, episodin e rradhës do të intervistojmë CEO-t dhe menaxherin kryesor të projekteve që folëm në këtë episod.
Për ju që humbët episodin e parë, mund ta shihni këtu:

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0