Energjia nga hidrocentralet private shitet katër herë më shtrenjtë. Qeveria do t’i taksojë - Business Magazine Albania

Energjia nga hidrocentralet private shitet katër herë më shtrenjtë. Qeveria do t’i taksojë

Hidrocentralet private në Shqipëri që shesin energji në tregun e lirë kanë bërë më shumë fitime vitin e kaluar, atëherë kur edhe kriza e çmimeve sapo kishte nisur.

Në Shqipëri janë në total 9 hidrocentraleve private, të administruara nga katër kompani, që shesin në tregun e lirë. Ato ishin përgjegjëse për 10% të totalit të energjisë së prodhuar në vend në 2021-in.

Të dhënat nga QKB tregojnë se gjatë 2021-it tre prej këtyre kompanive shtuan të ardhurat e tyre nga 1 – 3 miliardë lekë, në varësi të sasisë së prodhuar, ndërsa kompania e katërt i është shtuar tregut në 2022-in.

Hidrocentralet e tjera, të quajtur me përparësi, por edhe privatë janë në kontratë me qeverinë dhe shesin energji me çmim të rregulluar.

Lexo edhe: Projektbuxheti 2023/ Qeveria rikthen lojërat e fatit. Taksë për kompanitë energjetike dhe profesionistët e lirë

Këtyre hidrocentraleve me përparësi OSHEE ua blen energjinë me çmimin e përcaktuar nga ERRE në vlerën e 8.5 lekë kilovat/orë. Me këtë tarifë enti në kushte normale ka llogaritur edhe marzhin e fitimit për këto HEC/e, pasi hidrocentralet publike e prodhojnë me koston 2.6 lekë kilovat/orë.

Ndërkohë, hidrocentralet private në tregun e lirë, energjinë në kushtet e krizës së çmimeve po e shesin deri në 34 lekë për kilovat/orë ose 4 herë më shtrenjtë.

Me totalin e prodhimit të tyre për 8 muajt e parë të këtij viti, kjo energji do të kushtonte rreth 245 milionë euro ose gati 80% e shumës që Shqipëria ka importuar deri më sot. Propozimi i kryeministrit Rama për një tatim të jashtëzakonshëm mbi fitimet e papritura do të prekë pikërisht këto nëntë hidrocentrale. Kjo është parashikuar dhe në projektbuxhetin e vitit 2023, i cili synon të mbledhë 8.5 miliardë lekë nga këto hidrocentrale, me një taksë 33% mbi fitimin.

Për hidrocentralet private, KLSH gjithashtu ka evidentuar në Agjencinë e Burimeve Natyrore se si rezultat i mos-ndryshimit në rritje të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike për 25 kontrata koncesionare nuk është arkëtuar as tarifa, duke sjellë humbje në vlera të konsiderueshme. KLSH gjithashtu ngre gishtin edhe nga Ministria e Energjisë, ku thekson se ka shuma të mëdha gjobash në lidhje me zbatimin e këtyre kontratave koncesionare të cilat në asnjë rast nuk janë ekzekutuar. Mospagesa e tarifës dhe mosarkëtimi i gjobave ka një vlerë prej 23,159,029,612 lekë shprehet KLSH.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0