Emigrantët shqiptarë mund t'i tërheqin certifikatat direkt nga këto vende

Emigrantët shqiptarë mund t’i tërheqin certifikatat direkt nga këto vende


Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se shtetasit shqiptarë mund të tërheqin Certifikatën e Lindjes ose Familjare nëpërmjet Përfaqësive të RSH-së.

Ja postimi i plotë:

Në vijim të zbatimit me sukses të lëshimit të Certifikatave të Lindjes ose Familjare për shtetasit shqiptarë në Itali, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ky shërbim është zgjeruar edhe në 12 shtete të tjera të.

Tashmë shtetasit shqiptarë me rezidencë në këto vende mund të tërheqin Certifikatën e Lindjes ose Familjare nëpërmjet Përfaqësive të RSH-së në: Vjenë, Sofje, Pragë, Budapest, Prishtinë, Zagreb, Tokio, Podgoricë, Bukuresht, Bratislavë, Bernë, Ankara dhe Stamboll.

Ofrimi i këtij shërbimi nga #MEPJ përmbush objektivat dhe prioritetet e Qeverisë shqiptare për:

• Ofrimin e shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë jashtë territorit të RSH-së;
• Lehtësimin dhe reduktimin e ndjeshëm të kohës për marrjen e këtyre shërbimeve nëpërmjet Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore;
• Zgjerimin e gamës së këtyre shërbimeve online.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0