Emigracioni, alarm për zbrazjen demografike, bie shtesa natyrore e popullsisë - Business Magazine Albania

Emigracioni, alarm për zbrazjen demografike, bie shtesa natyrore e popullsisë

emigracioni

Krahas  niveleve të larta të emigracionit, vendi ynë po shënon më shumë vdekje sesa lindje, duke përkeqësuar dhe më tej tendencën demografike. Plakja graduale e popullsisë dhe emigracioni i lartë i të rinjve po bëjnë që lindjet të jenë gjithnjë e më të pakta, sidomos në zonat ku ka pasur valë të forta emigracioni, si në Veri të vendit.

INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e parë të vitit 2025, lindjet shënuan rënie me 14,1%, ndërsa vdekjet me 5,8%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024. Shtesa natyrore në tremujorin e parë të vitit 2025 ishte negative: -883 persona. Sipas INSTAT, të dhënat për Tr I – 2025 janë objekt rishikimi.

Lexo edhe: Kredia për shtëpi u rrit me 23% për tremujorin e parë të vitit

INSTAT raportoi se Të gjitha qarqet regjistruan rënie, krahasuar me T1/2024. Rënia më e vogël ishte në Berat (−4,0%). Rënia më e madhe ishte në Kukës me −22,9%, një tregues direkt i pasojave të emigracionit që në vitet e fundit është thelluar në veri të vendit. Qarku me më shumë lindje ishte Tirana (1.750) dhe Qarku me më pak lindje ishte Gjirokastra (76).

Shtesa natyrore në 2024 ishte minimale

Në vitin 2024, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje, por në rënie krahasuar me vitin 2023. Gjatë vitit 2024 lindën 23.310 foshnje dhe u regjistruan 22.102 vdekje Shtesa natyrore e popullsisë ka rënë në mënyrë drastike gjatë dekadës së fundit, duke u konveruar në negative gjatë periudhës së pandemisë.

Ndërsa vdekjet janë ngadalësuar pas pandemisë, lindjet kanë vijuar të ulen. Në vitin 2024 ato ishin më të ulëtat historike, që nga Lufta e dytë botërore kur raportohen të dhënat. për krahasim në vitin 1990, shtesa natyrore e popullsisë ishte 64 mijë persona, ndërsa në 2024 është vetëm 1.2 mijë. Rënia e lindjeve po sjell pasoja negative në ekonomi, të cilat kanë filluar të ndihen, që nga mos gjetja e forcës së punës, ngadalësimi i konsumit e deri te skema e pensioneve.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0