Elvin Hoxha, muzikanti shqiptar që pëlqehet nga Putin - Business Magazine Albania

Elvin Hoxha, muzikanti shqiptar që pëlqehet nga Putin

Ai shfaqet vite pas famës së treshes shqiptare: Arben Spahiu, Klodiana Skënderi (një dyshe dibrane kjo), e Tedi Papavrami. Ishin dikur këta emra me të cilët Shqipëria mburrej në botë, me lojën e tyre virtuoze në volinë.

Ishte një kohë kur pakkujt i shkonte ndër mend se vite më pas individë që nuk njohin as notat e krejt ordinerë, do quhen paturpësisht këngëtarë e do rrihen me njëri – tjetrin si të ishin përfaqësues bandash droge. Ndaj dhe nuk ka vend për ta njohur Elvin Hoxhën, atë që sot konsiderohet një ndër “paganinët” e botës.

Elvin Hoxha, një djalosh rreth të 20-tave është djali i muzikantit të shquar shqiptar nga Shkodra, Hajredin Hoxha, i cili është larguar nga Shqipëria në vitet ’90. Ai është gjithashtu edhe djali i një artisteje të njohur nga Ajzerbaxhani, Nermin Ganijev. Është prej vitesh “xhevahiri” shqiptar i muzikës botërore. Prej vitesh, Elvini që i vogël ka pushtuar skenat botërore me talentin e tij të veçantë. Në një konkurs ndërkombëtar që u zhvillua në Shangai të Kinës me më të mirët e më të mirëve, Elvin Hoxha është renditur në 8 muzikantët më të mëdhenj të botës.

Për të, prej vitesh flasin qarqet mediatike dhe kulturore të të gjithë botës. Elvini është thirrur edhe nga Putin në Kremlin për të dhënë koncert. Presidenti i Azerbaxhanit, Ilham Alijev e ka nderuar me shumë e shumë raste jo vetëm Elvinin por edhe familjarët e tij, duke vënë në dukje lidhjen normale të gjakut me vendin e tij. Dhe duhet thënë se familja e nënës së Elvinit është e njohur si pjesë e elitës kulturore azerbaxhanase.

Në të gjitha këto skena “Paganini shkodran” ka tronditur publikun kulturor dhe ka marrë kritika pozitive nga media kulturore. Hoxha pritet në prill të vijë në Tiranë, pasi është i ftuar që të jetë pjesë e një koncerti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0