Nga Fatima Gorezi – Në një dekadë ku ekonomia shqiptare ka kaluar lëkundje të papritura dhe sfida lokale e globale si pandemia, sektori financiar jo-bankë ka treguar se mund të jetë një motor ndryshimi dhe inovacioni. Elton Çollaku, drejtues i Union Financiar Tiranë, ndan me ne vizionin dhe përvojën e tij për zhvillimin e shërbimeve financiare alternative, sfidat e bashkëpunimit me bankat tradicionale, rolin e teknologjisë në përfshirjen financiare dhe strategjitë që po ndryshojnë mënyrën si shqiptarët përjetojnë pagesat dhe menaxhimin e financave.
Në këtë intervistë, z.Çollaku diskuton se si inovacioni teknologjik dhe kultura e bashkëpunimit mund të ndërtojnë një sistem financiar më të shpejtë, më të besueshëm dhe më të aksesueshëm, duke shfaqur një vizion të qartë për të ardhmen e parasë elektronike në vend.
Në tetor 1995, Union Financiar Tiranë (UFT), përfaqësues i Western Union Financial Services INC. në Shqipëri, realizoi transfertën e parë të parave, duke hapur një epokë të re për shërbimet financiare në vend. Kur e ktheni kokën pas, si kanë qenë këto 30 vjet? Çfarë ka ndryshuar dhe çfarë ka mbetur po njëlloj në UFT?
Union Financiar Tiranë (UFT) e nisi rrugëtimin në një periudhë tranzicioni të vështirë për vendin, kur shqiptarët po emigronin në kërkim të një jete më të mirë. UFT u bë ura që i mbajti këta njerëz të lidhur me familjet e tyre, duke mundësuar që mbështetja dhe dashuria e tyre të mbërrinin shpejt dhe sigurt në atdhe. Që nga transferta e parë e parave Western Union, UFT ka ofruar shërbime financiare që janë identifikuar gjithmonë me shpejtësinë, sigurinë dhe besimin, vlera këto që mbeten thelbi i identitetit tonë edhe sot. Gjatë tri dekadave, ne jemi transformuar nga një kompani transfertash në një ekosistem të plotë financiar, duke ndërtuar një rrjet institucionesh që kanë kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e sistemit financiar ne vend e rajon.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.