Elon Musk: X, dikur Twitter, do të nisë dy nivele të reja abonimi - Business Magazine Albania

Elon Musk: X, dikur Twitter, do të nisë dy nivele të reja abonimi

Elon Musk: X, dikur Twitter, do të nisë dy nivele të reja abonimi

X, shërbimi i mediave sociale i njohur më parë si Twitter, do të nisë dy nivele të reja abonimesh për përdoruesit, tha të premten pronari i tij Elon Musk.

Njëri nivel do të jetë “me kosto më të ulët me të gjitha veçoritë, por pa eleminim  të reklamave”, ndërsa tjetra është “më e shtrenjtë, por nuk ka reklama”, tha Musk.

Këtë javë, X njoftoi se do të fillojë një test që i ngarkon përdoruesit 1 dollarë në vit në Zelandën e Re dhe Filipine në mënyrë që të “postojnë dhe ndërveprojnë me postime të tjera”. X tha se është pjesë e një programi të krijuar për të luftuar spam-in dhe aktivitetin e robotëve. Ata që tërhiqen do të mund të lexojnë vetëm postimet.

Lexo edhe:Nga New York-u në Paris për 90 minuta! A mund ta realizojë ky startup?

Është e paqartë nëse abonimi vjetor prej 1 dollarësh është një nga dy nivelet e reja të abonimit që Musk po i referohet.

Kompania e mediave sociale tashmë ka një shërbim abonimi prej 8 dollarësh në muaj të quajtur X Premium. Përdoruesit që u regjistruan në këtë mund të marrin shenjën blu në llogarinë e tyre, si dhe veçori të tjera, të tilla si aftësia për të redaktuar një postim.

Që nga marrja në dorë e Twitter në tetor 2022 dhe riemërtimi në X, Musk ka bërë ndryshime gjithëpërfshirëse, duke përfshirë uljen e ekipeve të besimit dhe sigurisë dhe heqjen e shenjës blu nga llogaritë që nuk paguajnë. Shenja blu i ndihmoi përdoruesit të identifikonin llogaritë autentike që u përkisnin figurave publike. Musk gjithashtu ka rivendosur llogaritë e ndaluara më parë në platformë.

Këto ndryshime i kanë frikësuar reklamuesit. Në korrik, Musk tha se fluksi i parave të X mbetet negativ për shkak të një rënie prej gati 50% të të ardhurave nga reklamat e shoqëruar me “borxhin e rëndë”.

Abonimet e reja mund të jenë një ofertë për të përmirësuar financat e kompanisë dhe për të hapur rrjedha të reja të të ardhurave. X momentalisht po përballet me sfida nga lojtarë si Threads dhe Bluesky.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0