Elon Musk sfidon Iranin, Starlink ndez sinjalin satelitor mes luftës dhe censurës - Business Magazine Albania

Elon Musk sfidon Iranin, Starlink ndez sinjalin satelitor mes luftës dhe censurës

internet

Pas tensioneve të reja me Izraelin dhe ndërprerjes së internetit në të gjithë vendin, Elon Musk ka bërë të ditur se sistemi i tij satelitor i komunikimit, Starlink, është aktivizuar në Iran. Lajmi u konfirmua përmes një postimi në platformën X, ku Musk shkroi shkurt: “Rrezet janë ndezur”, duke iu referuar sinjalit të internetit që vjen nga satelitët e orbitës së ulët.

Irani ndërpreu internetin në rang kombëtar të premten, pasi Izraeli ndërmori një seri sulmesh ajrore në territorin e tij, si kundërpërgjigje ndaj akuzave për zhvillimin e programit bërthamor iranian. Ministria e Komunikimit në Teheran deklaroi se “kufizimet janë të përkohshme dhe do të hiqen sapo të rikthehet normaliteti”.

Lexo edhe: Huawei po fiton terren, a rrezikon SHBA të humbasë garën për inteligjencën artificiale?

Starlink është përdorur më parë në situata të krizës për të ofruar akses në internet në zonat e izoluara apo ku infrastruktura tradicionale është shkatërruar ose bllokuar – si në Ukrainë dhe Gaza – duke u kthyer në një instrument të ri të fuqishëm në luftërat e shekullit XXI.

Ndërkohë, tensionet midis Iranit dhe Izraelit vazhdojnë të përshkallëzohen. Të dielën në mëngjes, të dy vendet raportuan sulme të reja reciproke. Sipas autoriteteve izraelite, të paktën 10 persona, përfshirë fëmijë, humbën jetën pas goditjeve me raketa nga Irani. Ekipet e kërkim-shpëtimit në Izrael po punojnë në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, në kërkim të të mbijetuarve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se kundërpërgjigjja e deritanishme ishte vetëm një paralajmërim dhe se “Irani nuk ka parë asgjë ende”. Forcat izraelite kanë kërkuar nga civilët iranianë që jetojnë pranë depozitave të armëve të evakuohen menjëherë.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, në një mesazh në platformën Truth Social, paralajmëroi Teheranin të mos godasë interesat amerikane: “Nëse sulmohemi, forcat tona do të reagojnë me një fuqi që nuk është parë më parë.” Ai shtoi se konflikti mund të zgjidhet lehtësisht me një marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit, nëse ekziston vullneti politik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0