Elon Musk planifikon diçka të madhe në 1 mars - Business Magazine Albania

Elon Musk planifikon diçka të madhe në 1 mars

Drejtori i Teslas, Elon Musk, ka paralajmëruar diçka të rëndësishme për datën 1 mars.

Mirëpo, ai është treguar misterioz, pasi për momentin është lançuar vetëm koncepti ‘ Master Plan 3 ‘, të cilin disa e identifikojnë me një fazë të re në zhvillimin e modeleve të markës amerikane, e cila do të sjell një brez të ri, të bazuar në një platformë që është më e lirë për t’u prodhuar dhe më efikase në funksionimin e saj.

Në vitin 2018, Elon Musk kishte pranuar se po mendonte një model nën Tesla Model 3 , por jo në një afat shumë të shkurtër.

Duke marrë parasysh që pandemia ka shkatërruar të gjitha planet e kompanive të makinave, tani Tesla Model 2 mund të marrë ‘dritën jeshile’.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0