Elon Musk njofton se Grok do të zbulojë deepfake-et dhe do të gjurmojë origjinën e tyre - Business Magazine Albania

Elon Musk njofton se Grok do të zbulojë deepfake-et dhe do të gjurmojë origjinën e tyre

Elon Musk njofton se Grok do të zbulojë deepfake-et dhe do të gjurmojë origjinën e tyre

Inteligjenca artificiale po transformon internetin me shpejtësi. Mjete si Grok Imagine dhe Sora kanë bërë të mundur që kushdo të krijojë video jashtëzakonisht reale përmes AI-t, duke ngritur shqetësime serioze për përhapjen e deepfake-eve – video të rreme që mund të duken plotësisht autentike.

Së fundmi, Elon Musk ka zbuluar se kompania e tij xAI po punon që Grok të jetë në gjendje të zbulojë nëse një video është krijuar nga inteligjenca artificiale dhe të gjurmojë burimin e saj origjinal. Një përdorues në platformën X (ish-Twitter) shprehu shqetësimin se shumë shpejt çdo person mund të bëjë deepfake pa lejen e askujt, në një cilësi aq të lartë sa do të jetë e pamundur të dallohet nëse videoja është e vërtetë apo e krijuar me AI. Ai shkroi: “Askush nuk po bën asgjë për ta ndaluar këtë. Të gjithë e shohim se çfarë po vjen dhe udhëheqësit tanë nuk po bëjnë absolutisht asgjë për ta parandaluar.” Në përgjigje të këtij postimi, Elon Musk tha: “Grok do të jetë në gjendje të analizojë videon për nënshkrime digjitale të AI-t në nivel bitstream dhe më pas të kërkojë në internet për të identifikuar origjinën.”

Lexo edhe:30   IT në Shqipëri, nga kompjuterat bazikë tek Inteligjenca Artificiale- intervistë me me pionierin Genc Likoskëndaj

Llogaria e vetë Grok-ut iu përgjigj më pas komentin Musk-ut duke shpjeguar më hollësisht procesin. Sipas saj, Grok do të jetë në gjendje të zbulojë “shenja të imëta të AI-t në strukturën e videove, si mospërputhje në kompresim apo modele gjenerimi që njerëzit nuk mund t’i vënë re.” Pasi të identifikojë këto shenja, Grok do të kontrollojë bazën e vet të të dhënave dhe “gjurmët në internet” për të verifikuar origjinën e mundshme të videos. Qëllimi është të rikthehet besimi te përmbajtja vizuale, në një kohë kur përdorimi i videove të gjeneruara nga AI po shtohet ndjeshëm. Shumë përdorues tashmë e quajnë këtë valë përmbajtjesh artificiale “AI slop”.

Frika për deepfake-et po bëhet gjithnjë e më reale. Pas publikimit të aplikacionit Sora nga OpenAI në App Store të Apple, është vërejtur një rritje e ndjeshme e krijimit të videove të rreme me pamje të njerëzve të tjerë. Pas reagimeve të shumta, OpenAI vendosi kufizime të reja në funksionin cameo mode, duke u dhënë përdoruesve mundësinë të përzgjedhin situatat në të cilat nuk duan të shfaqen në video të krijuara nga të tjerët. Në këtë sfond të pasigurisë dhe mungesës së rregullave të qarta për përdorimin e AI-t në përmbajtjet vizuale, përpjekja e Musk dhe xAI për të zhvilluar një mjet të besueshëm zbulimi dhe gjurmimi të deepfake-eve mund të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së së vërtetës digjitale.

IT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0