Elon Musk vuri një bast se do të ndërtonte baterinë më të madhe në botë për 100 ditë. Dhe ja ku jemi. Ajo tashmë ka mbaruar!
Tesla sapo mbaroi instalimin e një baterie gjigande në South Australia. Ky sistem Powerpack, ka një kapacitet prej 100 megawatt. Tashmë është momenti të testohet.
Lexoni: A do të dëmtohen mekanikët e vegjël nga makinat elektrike?
Testimi do të bëhet pas disa ditësh që të sigurohet se përmbush kërkesat e AEMO dhe të South Australia.
E gjithë kjo, derivon nga një status i Elon Musk në Twitter në Mars 2017. Nëse ajo nuk ndërtohej për 100 ditë, ai do ta paguante atë (50 milionë $).
Ai e prezantoi këtë në 29 Shtator, ndonëse gjysma e punës ishte bërë.
Tesla will get the system installed and working 100 days from contract signature or it is free. That serious enough for you?
— Elon Musk (@elonmusk) March 10, 2017
Ndonëse South Australia e prodhon energjinë elektrike nga burime të rinovueshme, atyre përsëri i duhet një burim tjetër alternativ. Një problem në Shtator 2016, la rezidentet pa energji elektrike. Powerpack, synon që të stabilizojë sistemin e shtetit në fjalë (South Australia) dhe të prodhojë energji të mjaftueshme për të furnizuar 30.000 shtëpi. Kjo shifër, e barabartë me numrin e shtëpive që ngelën pa energji elektrike në shtator 2016.
Në Mars 2017, qeveria deklaroi se planifikonte të krijonte një fond prej A$150 milion për të financuar projekte të tilla. Tesla e Elon Musk u përzgjodh nga 90 kandidatë nga e gjithë bota.
“Ndërkohë që të tjerët vetëm flasin, ne po shpalosim pranin tonë të energjisë, duke e bërë South Austria më të pavarur, duke ofruar rezerva energjitike, dhe me çmim më të arsyeshëm për qytetarët këtë verë.” – u shpreh Jay Weatherill, drejtues i shteti të South Australia.
Burimi: Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto