Elon Musk, djaloshi që lexonte 2 libra në ditë, sot po lidhet me trur... - Business Magazine Albania

Elon Musk, djaloshi që lexonte 2 libra në ditë, sot po lidhet me trurin tënd

Kur shumica e fëmijëve luanin me lodra, Elon Musk lexonte enciklopedi. Kur të tjerët mendonin për ditëlindjen e radhës, ai mendonte si të shpëtonte njerëzimin. Dhe kur bota qeshi me idetë e tij, Musk… e ndërtoi të ardhmen.

Nëse mendon se e njeh Elon Musk…hëm, ndoshta duhet të mendosh sërish. Këto 5 fakte do të të habisin, ndoshta edhe do të të frymëzojnë.

Djali që lexonte botën, 2 libra në ditë

Në një kohë kur interneti sa po zgjohej, një djalë në Afrikën e Jugut po përpinte libra. Deri në adoleshencë, Musk kishte lexuar Encyclopedia Britannica dhe shumë prej klasikëve të fantashkencës. Ai ka thënë: “Lexoja 2 libra në ditë për vite me radhë.” Sot, ky arsenal njohurish është arma e tij më e fortë.

SpaceX gati u shua dhe ai donte t’ia shiste Google-it

Në 2013, ëndrra e Musk për të dërguar njerëz në Mars ishte në rrezik. Raketat dështonin, investitorët largoheshin, dhe financat po shkonin drejt zeros. Në kulmin e dëshpërimit, Musk iu drejtua mikut të tij Larry Page: “Bleje SpaceX!” Fati ndërhyri, raketa e katërt fluturoi dhe shpëtoi gjithçka. Google s’e bleu dot yllin, sepse ai nuk ra.

Po fut teknologjinë në trurin tend, me Neuralink

Nëse mendoje se Musk ndalej me makina elektrike apo raketa…hëm, ndoshta duhet të mendosh sërish. Në janar 2024, kompania e tij Neuralink implantoi çipin e parë në trurin e njeriut. Qëllimi? Të lidhë mendjen me kompjuterin, të kurojë sëmundje neurologjike dhe… të shkruajmë me mendje. “Mendja është portali i së ardhmes,” thotë Musk.

Filloi SpaceX pa asnjë raketë, vetëm me një ide çmendur

Kur themeloi SpaceX në 2002, Musk nuk kishte kontrata, inxhinierë me përvojë dhe as ndonjë plan konkret. Kishte vetëm një qëllim: të bëjë njerëzimin species ndërplanetare. Sot, SpaceX është e vetmja kompani që dërgon njerëz në hapësirë më shpesh se NASA.

Frymëzimi i tij? Fantashkenca!

Nuk ishin universitetet që formësuan vizionin e Elon-it. Ishin librat si “Foundation” i Asimov, “The Hitchhiker’s Guide to the Galaxy”, dhe “The Lord of the Rings” që e mësuan me idenë se edhe një njeri i vetëm mund të ndryshojë rrjedhën e historisë. Sot, ai po e provon këtë, një raketë, një çip dhe një ide njëkohësisht.

Elon Musk është më shumë se miliarder apo CEO. Ai është prova që kur vizioni bashkohet me guximin, mund të krijosh të ardhmen me duart e tua. Jo për të ndjekur botën, por për ta ridizajnuar atë.

Nëse do të zgjidhje vetëm një nga këto fakte… cili të habiti më shumë?

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0