Elon Musk bleu Twitter. Adoleshenti “gjurmues” ka “frikë” për mbylljen e llogarisë - Business Magazine Albania

Elon Musk bleu Twitter. Adoleshenti “gjurmues” ka “frikë” për mbylljen e llogarisë

Elon Musk predikon lirinw e fjalws, pro adoleshenti qw gjurmon avionin e tij ka “frikw” Pronari i ri i Twitter, Elon Musk thotë se të gjithë do të kenë një vend në platformë, duke përfshirë ata që nuk i pëlqejnë. Megjithatë, një përdorues dyshon se ditët e tij në platformën e mediave sociale janë të numëruara: adoleshenti qw ndjek avionin e tij privat.

Jack Sweeney u tha ndjekësve të tij se ku mund të gjenin llogarinë virale “Elon Musk’s Jet” në platformat e tjera të mediave sociale menjëherë pasi Musk arriti një marrëveshje për të blerë Twitter për 44 miliardë dollarë në një nga marrëveshjet më të mëdha të blerjes në histori.

“Nuk e di se ku mund të shkojë. Elon është shprehur mbi lirinë e fjalës, por në të njëjtën kohë ai ka kontroll. Kështu që ai mund të bëjë diçka për të pezulluar llogarinë time, “tha Sweeney në një intervistë.

Nëntëmbëdhjetë vjeçari Sweeney u bë i famshëm në internet pasi refuzoi 5000 dollarë nga CEO i Tesla-s për të mbyllur llogarinë e tij në Twitter, që gjurmonte lëvizjet e avionit privat të Musk. Musk kontaktoi fillimisht me studentin e kolegjit në Florida në nëntor 2021 për të mbyllur llogarinë për shqetësimet e privatësisë.

Lexo edhe: Elon Musk bleu Twitter. Po tani çfarë pritet të ndodhë?

Megjithatë, Musk – i cili ka një vlerë neto prej 257 miliardë dollarësh sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg – nuk iu përgjigj kundërofertës së adoleshentit nga Florida prej 50,000 dollarësh ose një mundësi praktike, dhe llogaria ka mbetur aktive që atëherë.

Tifozët e këtij rrjeti kanë frikë se blerja e Twitter nga Musk mund të shënojë fundin e llogarisë, e cila është bërë një e dashur në internet. Edhe pse ai nuk ka dëgjuar asgjë nga Twitter apo nga Musk, Sweeney tha se CEO i SpaceX zhbllokoi llogarinë e Elon Jet një javë më parë.

Pasi hodhi poshtë një ofertë për t’u bashkuar me bordin e Twitter, Musk ofroi të merrte përsipër kompaninë, e cila është bërë një qendër për diskursin publik, me synimin për ta bërë atë një bastion të fjalës së lirë në internet. Sidoqoftë, Sweeney beson se miliarderi mund të argumentojë se llogaria paraqet një “rrezik sigurie më shumë sesa rrezik për lirinë e fjalës”.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0