“El Clasico”, spektakli i madh i futbollit spanjoll, ekskluzivisht në SuperSport/DigitAlb - Business Magazine Albania

“El Clasico”, spektakli i madh i futbollit spanjoll, ekskluzivisht në SuperSport/DigitAlb

E diela në SuperSport premton një superndeshje që pritet të blindojë ekranet e të gjithë tifozëve të futbollit të vërtetë. El Clasico, përballja legjendare mes Real Madridit dhe Barcelonës, sjell pasditen e 26 tetorit një spektakël të papërsëritshëm, live dhe ekskluzivisht në SuperSport, ku emocionet, strategjia dhe gola spektakolarë do të mbushin çdo ekran. Këtë herë, rivaliteti nuk kufizohet vetëm në fushë, por edhe në pankina, ku do të përplasen dy filozofi të ndryshme të futbollit. 

El Clasico nuk është thjesht një ndeshje, por është një event që ndan Spanjën në dy ngjyra: e bardha madrilene dhe blaugrana katalanase. Me stadiumin “Santiago Bernabeu” që pritet të mbushet plot, atmosfera do të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që presin spektakël, gola dhe emocione deri në minutën e fundit. “Los Blancos” vijnë në këtë supersfidë si kryesues të LaLiga me dy pikë më shumë se “Blaugrana” e vendit të dytë dhe në total me dy fitore më shumë gjatë historisë së përballjeve zyrtare mes të dyja skuadrave: 105 me 103. Alonso vs Flick, Mbappe vs Yamal, në një duel për prestigj dhe krenari.

Spektakli i El Clasico nis të dielën, më 26 tetor, në orën 16:15, dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në SuperSport 1, vetëm në DigitAlb. Dhe nëse ende nuk e ke paketën sportive të DigitAlb, bëj upgrade në paketën Premium dhe përfito deri në 10,000 lekë ulje. Kjo ofertë është e vlefshme deri më 31 Tetor, në të gjitha pikat e shitjes DigitAlb, si edhe online në digitalb.al. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0