Ekziston zëri brenda jush?!

Ekziston zëri brenda jush?!

zëri i brendshem

Nga trajnere Anila Bashllari

“Në 26 Shtator 1983, Stanislav Petrov, nje drejtues i lartë në ushtrinë sovjetike kishte komandën e kontrollit të çdo sinjali të një sulmi amerikan të mundshëm gjatë viteve të Luftës së Ftohtë. 30 minuta pas mesnate, kur askush nuk mendonte që mund të ndodhte diçka, një sinjal, dritat e kuqe të alarmit dhe sirenat u ndezën. Sistemi Sovjetik Balistik i Paralajmërimit të Rraketave ishte ndezur dhe jepte sinjalin për sulm.

Brenda disa sekondave Petrov duhet të merrte një vendim të rëndësishëm: të kthente” zjarrin” duke e ditur shumë mirë që ky moment mund të shkaktonte fillimin e një lufte të re botërore- Lufta e III-të. Ai bashkë me ekipin që drejtonte ishte trajnuar prej vitesh pikërisht për një moment të tillë. Ajo çfarë duhet të bënte ishte të shtypte butonin “VEPRO”.

Situata dukej plotësisht reale dhe të gjitha të dhënat e sistemit e mbështesnin atë. Por Petrov u mendua disa sekonda…Diçka në lukth i fliste ndryshe…Vetëm 5 raketa të konstatuara i tregonte që nuk ishte sulm! Brenda 1 minute i duhej të merrte një vendim tejet të rëndësishëm. Ai e deklaroi tek eprorët dhe nivelet e larta drejtuese ushtarake si alarm “fals” dhe priti…nëse do ishte gabim brenda 15 minutash raketat amerikane do të godisnin objektet e përcaktuara.

Ishin 15 minutat më të gjatë të jetës së tij…pritje sfilitëse dhe një tension e ankth i paparë. Por ai e ndiente që nuk ishte e vërtetë. 15 minutat kaluan dhe asgjë nuk ndodhi. Network-u kompleks i satelitëve dhe kompjuterat kishin lëshuar një alarm fals. Më pas u konstatua si një “lajthitje” e radarëve.

Pse ju tregova një histori të tillë? Për të shpjeguar ekzistencën e zërit të brendshëm të qenies njerëzore, i cili na vjen si një ndjesi, pëshpëritje dhe që pjesa dërmuese e njerëzve nuk e besojnë apo nuk arrijnë ta “dëgjojnë”. Ky zë quhet INTUITË. Ne shpesh në situata konfuzuese dëgjojmë njerëz përreth nesh që na këshillojnë me fraza të ndryshme si “dëgjo zërin brenda teje”, “beso instiktet e tua”, “ ndiq intuitën tënde” apo “ndiq atë që të thotë zemra”.

zëri brenda jush

Deri këtu gjithçka tingëllon reale! Sikur të ishte kaq e lehtë dhe ne të kuptonim menjëherë çfarë është e duhura për ne! Midis zhurmës së jashtme dhe konfliktit të brendshëm, si ta dëgjojmë zërin unik të qenies tonë? Jini të sigurt që kur të arrini të lidheni me atë zë të brendshëm do të jeni në gjendje të merrni vendime analitike dhe të mira, të zgjidhni probleme me lehtësi më të madhe dhe të jetoni një jetë më të lumtur. Por si?! Përgjatë karrierës time si neurocoach kam punuar me shumë individë dhe kam mësuar se ky zë i brendshëm mund të shfaqet me mënyra të ndryshme tek secili nga ne. Në rreshtat e mëposhtëm unë do të përshkruaj disa strategji dhe këshilla si të identifikoni dhe dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nëse do të jeni të mprehtë të arrini ta dëgjoni me të vërtetë ju do t’i kurseni vetes kohë, energji, ankth dhe stres.

zeri i brendshem

Ndërsa lexoni këtë artikull (apo shikoni një film) ndjeni zërin tuaj të brendshëm të shqipëtojë fjalët. Por çfarë është zëri juaj i brendshëm? Quajeni dituri, maturi, brendësi, shpirt apo gjithçka tjetër me të cilën ju e kuptoni atë. Fjalori e përcakton intuitën si “Aftësia për të kuptuar diçka menjëherë, pa patur nevojë për arsyetim të vetëdijshëm”…është një gjueti, një ndjenjë, një ngjyrosje, një kuptim.

A e dini se 95% e aktivitetit të trurit tonë ndodh në një nivel të pavetëdijshëm? Ne jemi qenie unike që thithim pafund informacione nga të gjitha shqisat me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Kështu që intuita vjen nga ajo masë e informacioneve që ne nuk mund t’i përpunojmë as me njohuri dhe as me vetëdije. Tanimë neuroshkenca i jep një përcaktim tjetër intuitës, si: “Veprim mendor ose proçes i përvetësimit të njohurive dhe të kuptuarit nëpërmjet mendimeve, përvojës dhe shqisave.”

Kjo ka të bëjë më shumë me të kuptuarit, zgjidhjen e problemeve, mprehtësinë dhe organizimin.

Gjithçka e treguar më lart është pjesa logjike që mendon për mendjen dhe mendimet tona, e cila peshon anët pozitive dhe negative duke arritur në konkluzione racionale bazuar në të dhëna, eksperienca apo faktorë të tjerë. Ky është zëri i arsyes që përpiqet të mposhtë instiktet tona.

Nga vjen zëri juaj dhe cilat janë disa nga mënyrat se si ta kuptojmë atë?

zeri i brendshem

Po sikur zëri të jetë në kokën tuaj?! Në fakt intuita lidhet me qarqet Default Mode dhe ne mund ta zhvillojmë si cilësi të mendjes. Gjatë seancave të neurocoaching unë punoj me klientët duke i ndihmuar të lidhen me intuitën e tyre. Kjo temë është komplekse por doja t’ju jepja disa aspekte të saj.

A ishin mënyrat më lart rrugët e duhura të zërit tuaj?! Ndoshta po, por ndoshta dhe jo, sepse zëri juaj i brendshëm është unik po aq sa zëri me të cilin flisni. Në fakt studimet tregojnë se ne kalojmë të paktën gjysmën e jetës duke bërë monolog me veten. Mbetet detyra juaj individuale të zbuloni kush është zëri i qenies tuaj.

Provoni këtë: 1.Shikoni 2.Dëgjoni 3.Ndjeni. Secili nga ne e përjeton mençurinë e brendshme në mënyra dhe trajta të ndryshme dhe ndoshta e juaja lidhet me një nga shembujt më lart. Ndoshta ju shihni një imazh, përfytyrim apo pamje që del nga koka juaj. Ndoshta ju ndjeni shtrëngime, presion apo ndjesi në zemrën tuaj. Ose ndoshta ju ndjeni që organet po ju shtrëngohen dhe nuk janë si më parë. Pavarësisht çdo mënyre të shfaqjes ju lejojeni veten të esksplorojë brenda jush për të zbuluar zërin e saj. Dhe më e rëndësishmja është të kuptoni gjithësinë e ndjenjave brenda vetes dhe t’i kushtoni rëndësi zërit unik brenda jush.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0