Ekspozita që tregon historinë e fëmijëve spanjollë të përdorur si frigoriferë vaksinash në 1803 - Business Magazine Albania

Ekspozita që tregon historinë e fëmijëve spanjollë të përdorur si frigoriferë vaksinash në 1803

Ishte viti 1803, kur Francisco Javier de Balmis u nis nga Spanja për të vaksinuar njerëzit në kolonitë e Spanjës kundër lisë. Ai nuk kishte asnjë mënyrë për ta mbajtur vaksinën të freskët, kështu që përdori fëmijët si frigoriferë.

Dhe për këtë udhëtim të Balmis-it është hapur një ekspozitë e dokumenteve lidhur me të në “Archivo General de Indias”, në Sevilje. Kjo ekspozitë interesante do të mbahet e hapur deri më datë 15 të muajit shtator.

Prej dokumenteve të shfaqura, tanimë dihet për të parën herë rreth emrave dhe moshës së fëmijëve që bënë atë që, ndoshta, ishte misioni i parë humanitar me përmasa ndërkombëtare. Manuel Álvarez, i cili kuroi ekspozitën, e ka përshkruar atë si “një homazh për të gjithë punonjësit shëndetësorë që kanë luftuar kundër COVID-19”.

Në Evropën e shekullit të XVIII-të, lija po vriste miliona njerëz, por në 1796-n mjeku anglez, Edward Jenner, zbuloi se një version gjedhi i sëmundjes shërbente në vend të vaksinës. Balmis, i cili ishte një mjek ushtarak, bindi mbretin e Spanjës, Carlos-i i IV-t, vajza e të cilit kishte vdekur nga lija, për të financuar ekspeditën mbretërore të vaksinave filantropike në kolonitë e Spanjës.

Objektivi, vizionar për kohën e tij, nuk ishte vetëm vaksinimi i popullatës. Ai përfshinte ngritjen e qendrave të vaksinimit për të kontrolluar çdo shpërthim të sëmundjes në të ardhmen. Me nisje nga A Coruña e Spanjës veri-perëndimore, ekspedita nisi me 22 jetimë në bord. Mes tyre ishte edhe djali nëntëvjeçar i Isabel Zendal. Ai shërbeu si infermier dhe kujdestar në udhëtim.

Vaksina mbijetoi vetëm 12 ditë in vitro, kështu që teknika e Balmis-it ishte të infektonte dy fëmijë çdo 10 ditë me versionin e lisë së gjedhit dhe, më pas, të merrte serumin nga puçrrat e tyre për të infektuar edhe dy fëmijë.

E kështu me radhë derisa të mbërrinin në destinacionin e tyre me “serumin e freskët”, me të cilin vaksinoheshin njerëzit. Edhe pse fëmijët u sëmurën, ata nuk vdiqën. Ndonëse duket barbare, në atë kohë kjo metodë u konsiderua mjaft normale. Madje, vetë Jenner, e testoi fillimisht vaksinën e tij te një djalë tetëvjeçar.

22 fëmijët qëndruan në Meksikë, ku Balmis-i rekrutoi edhe 26 të tjerë për udhëtimin nga Acapulco në Filipine. Në dokumentet e shfaqura në ekspozitë, tregohet se fëmijët, të gjithë djem meksikanë të moshës nga katër deri në 14 vjeç, ishin dorëzuar nga prindërit e tyre në këmbim të pagesës.

Kjo bëri që deri në fund të fushatës, afro 300 mijë njerëz në Canaries, Peru, Ekuador, Kolumbi, Venezuelë, Meksikë, Filipine dhe Kinë, të merrnin vaksinën falas.

“Strategjia e miratuar nga Balmis-i ishte një zgjidhje e lirë, e zgjuar dhe pioniere për të siguruar që vaksina të mbërrinte në Amerikë në gjendje të mirë”, ka thënë Alberto García-Basteiro, një epidemiolog dhe profesor në Universitetin e Barcelonës.

Ai ka shtuar se “është e mundur që, në ditët e sotme, strategjia e përdorimit të fëmijëve për të transportuar vaksinën do të kritikohet mbi baza etike, por ndikimi dhe përfitimet e ekspeditës nuk mund të mohohen”.

GUARDIAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0