Ekskluzive: Stefano Fulchir, CEO of Mase Srl: “Zgjodhëm Shqipërinë se na përputhet” - Business Magazine Albania

Ekskluzive: Stefano Fulchir, CEO of Mase Srl: “Zgjodhëm Shqipërinë se na përputhet”


Dy fjalë për Stefano Fulchir:
Sipërmarrës i ri nga Friuli; pas disa përvojave në drejtimin e projekteve inovatore të biznesit – është themelues i shoqërisë së komunikimit dixhital dhe teknologjive të reja “iVision” me qendër në Udine si dhe i disa degëve që veprojnë në pjesën veriore të Italisë.
Stefano Fulchir “vjen” në rolin e CEO në kompaninë “ Mase” Srl të Triestes ku është duke punuar për zhvillimin e kompanisë komerciale dhe produktit, e cila tani ka rreth 80 të punësuar dhe një qarkullim prej 10 milionë eurosh, dhe është duke përjetuar një periudhë të fortë të zgjerimit në të gjithë Italinë dhe jashtë saj.

• ‘Mase’, origjina e markës, pozicionimi i saj aktual në treg në Itali dhe fakte interesante lidhur me këtë markë!
Mase është një emër historik i Triestes i lidhur me të kaluarën habsburgiane të qytetit të Triestes.
Origjina e tij daton që në 1870, kur dy vëllezër nga Trento transferohen këtu dhe trashëgojnë traditën e të ashtuquajturave sallameri vjeneze që përfshin salcice (Wurstel), proshutë të tymosur dhe specialitete të tjera shumë të pëlqyera nga banorët e Triestes. Lind kështu një prodhim arzanal i sallamit i cili brenda pak viteve afirmohet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si një markë origjinale e cilësisë së lartë.
Sot Mase prodhon në një fabrikë me një sipërfaqe më të madhe se 2000 metra katrorë në San Dorligo della Valle, në zemrën karstike të Triestes dhe ka një rrjet prej 16 pika shitjeje në Friuli, Venezia, Giulia dhe dy franchise – një në Romë dhe një i ri fare që është drejt hapjes në Tiranë – si dhe një platform e-commerce për shitjen e produkteve në të gjithë Italinë dhe jashtë saj. Në 2014 kompania është përfshirë në dosjen e Gambero Rosso “Grande Salumi”, e cila mbledh më të mirat e produkteve të mishit vendas dhe “Foodies 2014”, e cila përzgjedh produktet italiane më të mirat, të përzgjedhura nga dashamirësit e ushqimit të mirë. Gjithashtu ne jemi pjesë e guidës “Street Food”, që përzgjedh realitetet kombëtare që interpretojnë në mënyrën më të mirë traditën italiane të “ushqimit të rrugës.”

• Cila është gama e produkteve që ofron Mase? Çfarë garantojnë këto produkte në aspektin e cilësisë, freskisë, sigurisë së ushqimit?
Produkt tipik “COTTOTRIESTE” mbi koren e bukës, në versionet me ose pa kocka. Ajo karakterizohet nga zgjedhja e lëndëve të para italiane dhe për punën rigoroze artizanale që parashikon masazhim manual të kofshës, për ti dhënë asaj butësi dhe uniformitet shijeje, një gatim në avull shumë të lehtë dhe një djegje e lehtë e copave të drurit të ahut. Pastaj proshuta gatuhet përsëri në një fetë të bukës me mustardë dhe erëza detare që i japin asaj një aromë unike dhe një shije të lehtë dhe delikate. Dhe ky është specialiteti që e ka bërë Triesten një nga kryeqytetet e proshutës në botë, duke kontribuar në zhvillimin e një tradite që edhe sot nuk ka një të dytë në botë. Pastaj ka edhe produkte të tjera unike si “NEROTRIESTE” ose “SPALL8”, i lindur nga ri-interpretimi i recetave të vjetra lokale. Ose produkte si “PANCIOTTA”, një proshutë të veçantë e përfituar nga një përzgjedhje prerjesh vendase, të rrotulluara me dorë, të pasuruara me erëza dhe e pjekur në furrë.
Si dhe mjalti “ TRIESTE”, një nga eksperimentet më të fundit të laboratorëve të “Mase”. Ai është përfituar nga një proshutë e gatuar pa kocka e mbuluar dhe e mbushur me mjaltë organik akaciesh nga zona e Carso Trieste.

• A do të ketë disa pika në Shqipëri, në formën e franchising? Përse zgjodhët Shqipërinë? Përse tani? Çfarë tërhoqi vëmendjen tuaj si një investitor në Shqipëri?
Hapja e një dyqani në Tiranë është i motivuar pikësëpari…


nga afërsia e vendit tuaj, nga shijet tona dhe traditat tona të kuzhinës.
“Edhe Shqipëria, në fund të fundit, ka qënë një udhëkryq historik i kulturave të ndryshme gastronomike ku gjenden shumë ngjashmëri me zakonet tona të të ushqyerit. Por ju keni një treg veçanërisht në rritje të shpejtë ku rregjistrohet një rritje e vazhdueshme të shkëmbimeve tregtare me vendin tonë si edhe të investimeve nga kompanitë italiane. Një përputhje e mirë me sistemin tonë të produktivitetit, pozicioni strategjik kundrejt shteteve të tjera të Ballkanit si dhe një përhapje e madhe e gjuhës italiane janë të gjitha elementet që e kanë favorizuar vendimin për të lëvizur nga këtu dhe hedhur hapin tonë të parë drejt zgjerimit tonë jashtë Italisë.”

• Fillimisht, do të veproni si një njësi tregtare në Tiranë? Në një periudhë afat shkurtër dhe afat- mesëm? Çfarë do të ndodhë më pas?
Patjetër qëllimi ynë është të zgjerohemi përsëri, në kërkim të mundësive të reja të investimit. Dyqani, që do të hapet në Tiranë, do të jetë një format tipik i markës tonë, restorant-sallamerie, të cilat ne na pëlqen ti quajmë “Eat& Buy”, hani dhe bleni ku është e mundur të bëni pazar dhe të qëndroni për për një drekë të shpejtë apo për një snack të shpejtë me produktet lokale. Por ne mund të marrin parasysh edhe hapjen e formateve të ndryshme, të tilla si dyqan-sallameri e cila ripropozon atmosferën familjare dhe atë të njëdyqani komod të vogël në qytet.

• Do të ndiqni të njëjtën strategji marketingu dhe filozofi të të bërit biznes si në Itali? A është Mase’ e pranishme në tregje të tjera?
Ne po shohim jashtë vendit për disa kohë tashmë, gjatë vitit të kaluar kemi marrë pjesë në ngjarje të ndryshme promovuese, kryesisht në Austri dhe Gjermani, tregje gjeografikisht më afër nesh. Kohët e fundit ne kemi “zbarkuar” edhe në Londër, në sajë të iniciativës së dy të rinjve të cilët kanë hapur një pikë shitje që ofron produkte tipike nga Trieste.
Disa muaj më parë, ne gjithashtu hapëm një kanal të ri e-commerce, më të pasur dhe më interaktiv, me qëllim forcimin e shitjeve jashtë rajonit dhe territorit italian. Eksperimenti shkoi mirë: Gjatë Krishtlindjeve, ne kapëm majat: Mbi 10 kërkesa në ditë, për të intensifikuar prodhimin normal të proshutës të parashikuar në atë kohë. Është një treg i ri, në lulëzim e sipër, tek i cili ne besojmë dhe kemi për qëllim që të zhvillohet.

• Në aspektin personal, a mund të ndani me ne arsyet që ju shtynë për të hyrë në tregun shqiptar? Çfarë dini lidhur me të?
Siç e përmenda dhe më lart, ne e gjejmë tregun shqiptar shumë premtues dhe të pasur me perspektiva. Studimet e përcaktojnë atë një vend të ri, në të vërtetë shumë të ri dhe për këtë dinamik dhe në zhvillim e sipër.
Një vend me rritje të pandërprerë dhe që konsumon, ku, pavarësisht nga kriza, PBB-ja vazhdon të rritet dhe standardi i jetesës është më shumë se trefishuar në 10 vitet e fundit. Përtej kësaj, ne marrim në considerate mbështetjen e partnerëve të shkëlqyer lokalë të cilët na kanë ndihmuar dhe orientuar në tregun tuaj për të gjetur hapësirën e duhur.

• Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë investim? Objektivat strategjike?
Ne presim që së pari të njihni dhe të vlerësoni shijet tona tipike, duke u mbështetur në ngjashmëritë gastronomike mes traditës sonë të ushqimit dhe të juajës. Dhe pastaj kemi për qëllim që të shikojmë mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim, ndoshta me propozimin e tregtimit tëprodukteve tipike shqiptare në pikat tona të shitjes në Itali.

Përfundimisht një këshillë nga Stefano Fulchir: Çfarë mund të bëjë Shqipëria që investiture të huaj si ju ta shohin atë si një mundësi biznesi?
Vendi juaj ka një sistem “mikpritjeje” tashmë shumë konkurrues për firmat italiane: kostoja e punës, taksat e ulëta, afërsia gjeografike me Italinë, gjuha dhe kostot e transportit kundrejt vendit tone janë tashmë elemente të mjaftueshme për të tërhequr investimet nga firmat italiane. Pa harruar të përmendim burokracinë shumë më të zbehtë që lejon hapjen e një biznesi të ri brenda një kohe të shkurtër.
Unë besoj se përfitimet shtesë mund të lindin nga kërkesa juaj për tu bërë vend anëtar i BE-së: një kusht që me siguri do të favorizojë zgjerimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve midis vendit tuaj dhe Italisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0