Ekonomia shqiptare e qëndrueshme përballë krizës, sipas Moody’s - Business Magazine Albania

Ekonomia shqiptare e qëndrueshme përballë krizës, sipas Moody’s

Moody’s

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard &Poor’s ka konfirmuar vlerësimin aktual në “B+” për Shqipërinë, duke e cilësuar ekonominë me perspektivë “të qëndrueshme”.

Sipas konstatimit të agjencisë që e ndau në rrjetet sociale Ministria e Finanacave Delina Ibrahimaj, Standard &Poor’s parashikon se rritja reale pas një rikuperimi solid në vitin 2021, edhe pse do të ngadalësohet në vitin 2022, do të rimëkëmbet në vijim.

Kjo rritje  thuhet në vlerësimin e Standard & Poor’s  do të vijë kryesisht prej investimeve të larta, si dhe një kërkese të brendshme e të huaj më të fortë.

Në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit, Agjencia vlerëson se ekspozimi tregtar dhe financiar i Shqipërisë ndaj Rusisë dhe Ukrainës është i papërfillshëm, gjë që kufizon ndikimin e konfliktit në ekonomi.

Për shkak të disa goditjeve të jashtme me të cilat është përballur Shqipëria vitet e fundit, agjencia pret që konsolidimi fiskal do të jetë disi më gradual.

Me rëndësi agjencia vlerëson pritshmëritë që borxhi publik të stabilizohet dhe të vijojë të ulet në vitet në vijim, deri sa ai të arrijë dhe qëndrojë nën nivelin 45% të PBB.

Agjencia vëren se inflacioni në Shqipëri është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 1999, duke arritur në 7.4% në Qershor, megjithatë, ai mbetet i ulët në krahasim me rajonin.

Sipas Standard & Poor’s inflacioni edhe për vitin 2022 do të mbetet i lartë, mesatarisht në 6.4%, por pritet që ai të kthehet gradualisht rreth nivelit të targetuar prej 3%, për shkak të shtrëngimit të politikës monetare edhe presioneve  të dobësuara të çmimeve nga jashtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0