Startup Grind Tirana ju mirëpret në Startup Summer Party 2016 të vitit, sponsorizuar nga Vodafone Albania dhe organizuar nga Startup Grind Tirana, Harry T. Fultz Institute, AGNA Group, Garazh dhe Global Opportunities Albania. Kjo është mbrëmja ku do të bëhen bashkë të gjithë komunitetet dhe mbështetësit e ekosistemit të startupeve shqiptare për t’ia kaluar bukur.
Festa do të jetë një miksim i muzikës nga DJ fantastik, ushqimit dhe pijeve të mira dhe buzëqeshjeve të të pranishmëve.
Gjatë mbrëmjes do të prezantohen startupet më të mira dhe më premtuese nga Shqipëria dhe Kosova gjatë Panairit të Parë të Startupeve Shqiptare.
Mbrëmja është e tëra falas! Ajo çfarë ju duhet është vetëm të regjistroheni.
Ejani dhe takoni miq, rrjetëzohuni me sipërmarrës, dëgjoni muzikë dhe buzëqeshni.
Rezervoni FALAS biletën, dhe bëhuni Feature Attendee për datën 15 Korrik, prej orës 6:30MD tek ambientet e Instituti Harry Fultz.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto