Efektet anësore të vaksinës përforcuese kundër Covid nuk do të jenë aq intensive! Ja ç'duhet të prisni - Business Magazine Albania

Efektet anësore të vaksinës përforcuese kundër Covid nuk do të jenë aq intensive! Ja ç’duhet të prisni

Nëse po mendoni të merrni një vaksinë përforcuese Covid, me siguri po pyesni veten për efektet e saj anësore.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, marrja e një doze përforcuese do të jetë një përvojë shumë më e qetë për ju.

“Njerëzit patën më pak reagime pas dozës së tretë sesa pas dozës së dytë,” tha drejtoresha e CDC Dr. Rochelle Walensky në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të martën. Javën e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe CDC u dhanë të gjithë të rriturve dritën jeshile për të marrë një vaksinë përforcuese gjashtë muaj pas dozës së dytë të një vaksine mRNA, ose dy muaj pas marrjes së vaksinës Johnson & Johnson.

Nëse keni ndjerë efekte anësore nga doza juaj e fundit e vaksinës, ka të ngjarë të ndjeni efekte të ngjashme pas përforcuesit, por në nivele më të lehta. CDC i përshkruan efektet tipike anësore të përforcuesit të Covid si “më të buta”, krahasuar me ato “intensive” që shpesh pasojnë një dozë të dytë.

Kjo është kryesisht për shkak se dozat e para dhe të dyta kanë krijuar tashmë një plan për të luftuar virusin për sistemin tuaj imunitar. Në thelb, një përforcues i jep trupit tuaj më shumë ndihmë në ngritjen e mbrojtjejes kundër Covid.

Lexo edhe: 2 dozat e vaksinës Pfizer sigurojnë vetëm 33% mbrojtje ndaj variantit Omicron, sipas studimit

Përforcuesit Moderna dhe J&J janë vetëm doza më të vogla të formulimeve të tyre origjinale, të cilat gjithashtu mund të zvogëlojnë efektet anësore. Përforcuesi i Pfizer është i njëjtë me dozën e dy injektimeve të para.

Efektet anësore më të zakonshme për të tre përforcuesit janë tëngjashme: dhimbje dhe ënjtje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje muskulore, dhimbje koke, ethe, të dridhura dhe të përziera. Efektet anësore më pak të zakonshme përfshijnë të përziera dhe fryrje e nyjeve limfatike. Të gjitha këto efekte zgjasin zakonisht dy deri në tre ditë, maksimumi.

Shqetësimi më i madh i çdokujt është nëse vaksina po funksionon siç duhet, duke ndihmuar sistemin imunitar të mbrojë trupin kundër virusit.

Këtu janë disa kura dhe strategji në kushte shtëpie që mund t;ju ndihmojnë në zbutjen e simptomave nga përforcuesi:

  • Qëndroni të hidratuar dhe vishni veshje të lehta e të rehatshme për të përballuar simptomat si ethe dhe të dridhura.
  • Përdorni normalisht krahun ku ken marrë vaksinën, madje edhe ushtrojeni pak. Mund të jetë e dhimbshme, por lëvizja e krahut do të ndihmojë në nxitjen e rrjedhjes së gjakut dhe lehtësimin e çdo dhimbje muskulore.
  • Aplikoni një kompresë të ftohtë në vendin ku keni marrë injeksionin, për të reduktuar çdo ënjtje dhe dhimbje në vendin e injektimit.
  • Merrni një medikament dhimbjeje OTC – si Tylenol ose Advil. CDC thotë se ju nuk duhet t’i merrni këto barna përpara injektimit, sepse është e paqartë nëse kjo mund të ndërhyjë në efektivitetin e vaksinës.

CDC vëren se nëse shihni se ndonjë “skuqje ose butësi” pranë vendit të injektimit përkeqësohet pas 24 orësh, ose nëse efektet anësore nuk zhduken pas disa ditësh, duhet të kontaktoni mjekun.

Sipas të dhënave të CDC.Deri më tani, 19% e njerëzve të vaksinuar plotësisht në SHBA kanë marrë dozat e tyre përforcuese.

cnbc 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0