Edukimi financiar, pritet të ketë një strategji kombëtare për këtë - Business Magazine Albania

Edukimi financiar, pritet të ketë një strategji kombëtare për këtë

Edukimi financiar

Shoqata e Mikrofinancës Shqiptare organizua takimi i 11-të i Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE). Pjesëmarrësit në këtë takim virtual diskutuan mbi disa tema me interes për tregun financiar, të cilat përqafësojnë kontributin e anëtarëve të Rrjetit në lidhje me rritjen e ndërgjegjësimit për edukimin financiar dhe përmirësimin e nivelit të tij në të gjitha shtresat e popullatës.

Një vend të rëndësishëm në diskutime zuri inisiativa e Bankës së Shqipërisë për të hartuar një Strategji Mbarëkombëtare për Edukimin Financiar, nismë e cila është mirëpritur nga ANFE dhe anëtarët e saj janë angazhuar të kontribojne maksimalisht për ta bërë këtë strategji sa më gjithëpërfshirëse dhe me ndikim sa më të gjërë në shtresat e popullatës. Për këtë pati edhe disa prezantime dhe ndërhyrje nga eskpertë ndërkombëtarë, të cilët sollën eksperiencën e tyre në këtë drejtim, të aplikuar në vende të tjera.

Kontribute të vlerësuara maksimalisht u prezantuan edhe nga anëtarët në drejtim të veprimtarive të ndërmarra në kuadrin e rritjes se edukimit financiar, si “Java e Parasë 2021”, krijimi i “Fjalorthit të Termave Financiare”, një kontribut mjaft serioz i të gjithë anëtarëve të ANFE për tregun financiar vendas. Po ashtu, u mirëpritën edhe informacionet në lidhje me veprimtaritë e planifikuara gjatë këtij viti, si “Java Globale e Investitorit 2021”, “Dita Botërore e Kursimeve 2021”, “Fushata Huamarrje e Zgjuar 2021”, si edhe veprimtari të tjera, të cilat janë duke u organizuar në vijimësi.

Një prezantim i rëndësishëm ishte edhe i statusit aktual të operimit të Regjistrit të Titujve ALREG, si edhe ne lidhje me Ligjin e ri Nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë dhe risitë që ai sjell si një hap i rëndësishëm drejt përafrimit legjislativ me standardet europiane.

Pjesëmarrësit folën rreth hartimit të një plani veprimi në lidhje me rolin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar në vijimësi, qoftë në drejtim të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Edukimin Financiar, si edhe në drejtim të aktiviteteve të planifikuara përgjatë vitit.

Lexo: Elvin Meka: “Edukimi Financiar – ç’të mbjellësh do të korrësh!”

Në lidhje me Rrjetin Shqiptar për Edukimin Financiar

Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE), është një organizëm i krijuar në vitin 2018, i cili mbështetet nga dhjetë institucione financiare dhe organizata përfaqësuese të operatorëve të tregut: Shoqata Shqiptare e Bankave, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, Shoqata Mikrofinanca  Shqiptare, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, Shoqata e Tregtimit të Titujve, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, Junior Achievement of Albania, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Shërbimi Kombëtar Rinor dhe German Sparkassestiftung in Albania. Misioni kryesor i këtij rrjeti organizatash është të kontribojnë në përmirësimin e nivelit të edukimit financiar në vend, duke ndërgjegjësuar, advokuar dhe promovuar aktivitete të organizuara nga organizatat pjesëmarrëse për këtë qëllim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0