Edicioni i 5-të i ‘Ditët e Bujqësisë’ rikthehet ne datat 28-30 prill në Lushnje - Business Magazine Albania

Edicioni i 5-të i ‘Ditët e Bujqësisë’ rikthehet ne datat 28-30 prill në Lushnje

Edicioni i 5-të i ‘Ditët e Bujqësisë’ rikthehet ne datat 28-30 prill në Lushnje

Më 28–30 Prill 2026, në Lushnje do të zhvillohet edicioni i pestë i Panairit Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë”, eventi më i madh sektorial në Shqipëri dedikuar gjithë zinxhirit të vlerës të bujqësisë dhe blegtorisë.

I organizuar për të pestin vit radhazi në zemër të zonës më aktive bujqësore në vend, panairi është shndërruar në një pikë takimi për fermerë, agrobiznese, institucione financiare, ofrues të teknologjisë dhe aktorë institucionalë. Eventi organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Një platformë që ofron mundësi reale për bizneset

“Ditët e Bujqësisë” nuk është vetëm një hapësirë ekspozimi, por një mjedis ku realizohen takime B2B, prezantime produktesh, forume profesionale dhe marrëveshje konkrete biznesi. Në edicionin e fundit, panairi mblodhi mbi 100 ekspozues nga sektorë të ndryshëm, përfshirë prodhimin bujqësor dhe blegtoral, makineritë dhe teknologjitë, institucionet financiare dhe organizatat ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e kompanive nga Shqipëria dhe rajoni ka konfirmuar interesin në rritje për një platformë të strukturuar ku oferta dhe kërkesa takohen drejtpërdrejt, në terren.

Fokus në inovacion dhe zhvillim

Edicioni 2026 do të përfshijë pesë kategori kryesore ekspozimi:

  • Prodhim bujqësor dhe blegtoral
  • Makineri dhe teknologji
  • Inovacion dhe qëndrueshmëri
  • Zinxhiri i furnizimit dhe logjistika
  • Institucione dhe shoqata

Paralelisht me ekspozimin, do të organizohen panele dhe forume diskutimi me ekspertë të sektorit, duke trajtuar temat më aktuale që lidhen me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, investimet dhe tregjet.

Pse të ekspozosh në panairin “Ditët e Bujqësisë” në Lushnje?

Zhvillimi i panairit në Lushnjë, e konsideruar tradicionalisht si “hambari i Shqipërisë”, ofron akses të drejtpërdrejtë në një treg aktiv dhe me përqëndrim të lartë të fermerëve. Për kompanitë, kjo përkthehet në:

  • kontakte të drejtpërdrejta me fermerë dhe blerës potencialë,
  • mundësi për prezantim të produkteve dhe teknologjive në një audiencë të targetuar,
  • krijim partneritetesh të reja biznesi,
  • vizibilitet dhe promovim.

Bujqësia mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe një nga fushat me potencialin më të madh për investim, modernizim dhe përmirësim të proceseve të prodhimit dhe tregtimit. Rritja e interesit për financim, teknologji dhe zgjidhje inovative e bën këtë sektor gjithnjë e më tërheqës për kompanitë dhe institucionet financiare. Në këtë kontekst, panairi krijon një moment strategjik për bizneset që synojnë të prezantojnë zgjidhjet e tyre dhe të zgjerojnë praninë në një treg me potencial real zhvillimi.

Thirrje për pjesëmarrje

Organizatori i panairit ka hapur zyrtarisht aplikimet për ekspozuesit e edicionit 2026. Kompanitë e interesuara për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre në këtë platformë sektoriale mund të aplikojnë për rezervimin e hapësirës së ekspozimit.

“Ditët e Bujqësisë 2026” do të zhvillohet më 28–30 Prill në Lushnje, duke synuar të mbledhë edhe në këtë edicion jubile aktorët kryesorë të sektorit në një hapësirë të përbashkët biznesi, dialogu dhe zhvillimi.

Për më shumë informacion mbi pjesëmarrjen si ekspozues, kompanitë mund të kontaktojnë:

e-mail: info@icebergexhibitions.com

mob: +355 69 406 3909

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0