Kreu i qeverisë, Edi Rama bëri me dije se ka nënshkruar një marrëveshje me guvernatorin Gent Sejko, për të shtyrë këstet e kredive, deri në fund të muajit gusht.
“Bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020″.
Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama njoftoi se Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020, me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.
Lexoni: Nga 1 qershori do të lejohet lëvizja e automjeteve në të gjithë vendin
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto