Edi Rama: Respektoni masat anti-Covid gjatë mësimit në shkolla

Edi Rama: Respektoni masat anti-Covid gjatë mësimit në shkolla

anti-Covid

Kryeministri Edi Rama, i bëri apel nxënësve që të tregojnë kujdes gjatë mësimit, për të mos u infektuar dhe shpërndarë koronavirusin.

Gjatë një takimi më mësues dhe nxënës të shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës, Rama tha se Ministria e Arsimit ka marrë masat e nevojshme për zhvillimin e mësimit sipa protokolleve anti-Covid, por se i takon nxënësve që ta respektojnë atë dhe të mos bëhen transmetues të virusit:

“Kjo është një sfidë e përbashkët, ku secili ka rolin e vet dhe ku mjafton njëri të gabojë për të marrë në qafë të tjerët. Janë marrë të gjitha masat për mësimin në klasa, por e gjitha varet nga faktori njerëzor.

 E gjitha varet nga disiplina, autodisiplina, për të respektuar rregullat e thjeshta.”

Rama i kujtoi të rinjve se nuk është e vërtetë që të rinjtë janë plotësisht të mbrojtur nga virusi, pasi gjithnjë e më tepër po hasen raste me të rinj të infektuar në gjendje të rënduar:

“Është e vërtetë që moshat e reja, fëmijët e vegjël, janë më pak të rrezikuar nga ky virus, por është absolutisht e pavërtetë dhe këtë duhet ta fiksoni mirë në kokë që jeni plotësisht të mbrojtur. Pra, larg qoftë, rastet kur virusi ka goditur rëndë, madje ka marrë edhe jetë në këto mosha, nuk mungojnë.”

Viti i ri shkollor pritet të fillojë në 14 shtator. Mësimi do të zhvillohet nëpër klasa dhe jo më virtualisht.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0