Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video-konference për përkeqësimin e situatës me shifrat e larta të koronavirusit në vend, paralajmëroi për një rimbyllje të dytë të vendit.
Në një komunikim në Facebook, kreu i qeverisë bëri me dije masat, që do të ndërmerren për të bërë të mundur uljen e numrit të të infektuarve.
Sipas Ramës, nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve, bizneset duhet të zbatojnë protokollet në të kundërt do të penalizohen, dhe qytetarët po kështu duhet të respektojnë masat e distancimit fizik.
Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi qoftë edhe politik. Liria e lëvizjes është e garantuar. Po grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do të lejohen më. Policia e Shtetit do të bëjë detyrën pa bërë asnjë dallim. Kush merr pjesë në grumbullime më shumë se numrat e lejuar do penalizohet individualisht. Së dyti, bizneset që nuk respektojnë protokollet nuk do të tolerohen më. Së treti, qytetarët do vijojnë të qarkullojnë lirisht, por do penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta të distancimit social në hapësirat e përbashkëta publike”.
Lexoni: 82 pacientë të infektuar me COVID-19, shtohen vatrat e infeksionit
Edi Rama paralajmëroi se një rimbyllje e dytë e vendit do të jetë shkatërruese për ekonominë, por nuk përjashtohet si mundësi nëse situata nga pandemia vijon të përkeqësohet.
“Për bukën e gojës në Shqipëri nuk ka vdekur askush qysh nga koha e Skënderbeut. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për çdo familje dhe për burimet e energjisë së rimëkëmbjes. Nëse do vazhdojmë kështu do të mund të na dhet të rimbyllemi, dhe pastaj do na duhet të përballojmë me shumëfish sëkëlldinë që provuam kur u mbyllëm. Fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët”, theksoi Kryeministri Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.