Edhe drejtorët në shkollë

Edhe drejtorët në shkollë


Edhe drejtorët do të kenë shkollën e tyre. Nisma e përmendur më parë nga Kryeministri Rama është bërë tashmë zyrtare. Këshilli i Ministrave  ka miratuar Shkollën e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar dhe mënyrën e trajnimit e certifikimit të tyre.

Sipas vendimit, shkolla përbëhet nga bordi i drejtuesve me pesë anëtarë dhe një drejtor ekzekutiv.

Detyrat e kësaj shkolle janë:

a) Vlerësimi i nevojave për trajnim të drejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar.

b) Përcaktim i llojit të trajnimeve, si proces përgatitor për certifikim, trajnime të vazhdueshme. Krijim i kurrikulave dhe programet përkatëse

c) Lëshim i certifikatës së trajnimit për drejtimin e institucioneve të arsimit parauniversitar;

ç) Përcaktim i kritereve të përzgjedhjes dhe përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët trajnohen nga Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar

d) Përzgjedhje e institucioneve të arsimit të lartë, etj për realizimin e objektit të veprimtarisë së Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar.

dh) Monitorim i zhvillimit të trajnimit.

e) Ofrim trajnim i vazhduar ose trajnime të tjera, nëpërmjet kontraktimit të trajnerëve nga institucionet e arsimit të lartë apo subjekte të tjera vendase ose të huaja;

ë) Monitorin i drejtorëve/nëndrejtorëve e institucioneve arsimore parauniversitare në vendet e tyre të punës, në veprimtarinë e përditshme;

f) Krijim rrjetin e drejtorëve/nëndrejtorëve të trajnuar nga Shkolla e Drejtorëve;

g) Bashkëpunon me institucione homologe të huaja dhe organizma ndërkombëtarë;

gj) Koncepton, zbaton e monitoron projektet dhe aktivitetet në fushën e drejtimit të arsimit parauniversitar;

h) Propozon politikat dhe zhvillimin e studimeve, në bashkëpunim me institucionet e arsimit parauniversitar, për të gjitha fazat që ndikojnë në cilësinë e formimit e të punës së drejtorit/nëndrejtorit të institucionit të arsimit parauniversitar, si: sistemin e formimit e të certifikimit të drejtorëve/nëndrejtorëve, sistemin e përzgjedhjes e të punësimit të drejtorëve/nëndrejtorëve, sistemin e zhvillimit profesional, sistemin e vlerësimit të performancës e të standardeve të punës së drejtorëve/ nëndrejtorëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0