EasyPay përzgjidhet si  Ofruesi më i Mirë i Pagesave në Shqipëri

EasyPay përzgjidhet si  Ofruesi më i Mirë i Pagesave në Shqipëri

EasyPay

EasyPay është përzgjedhur si “Best Payment Solution Provider Albania 2020” (Ofruesi më i mirë i Zgjidhjes së Pagesave në Shqipëri 2020), nga Global Banking and Finance Awards, përkrah emrave të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare. Renditjen e plotë të çmimeve, që u janë akorduar kompanive financiare dhe institucioneve bankare  mund ta lexoni, duke klikuar këtu.

Lexoni: Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, dy kadetët e parë nga Kosova të diplomuar në West Point

EasyPay është platforma e parë e pagesave online, përmes celularit në Shqipëri – e disponueshme në iOS, Android dhe Windows. EasyPay është partner zyrtar i Transferimit të Parave Ria.

Nëse shkarkoni aplikacionin dhe regjistroheni, nëpërmjet EasyPay mund të paguani faturat e energjisë, të ujit, gjobat e policisë, faturat e internetit, mund të kryeni transferta parash, etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0