EasyAlbania, një marketplace për tregtinë online - Business Magazine Albania

EasyAlbania, një marketplace për tregtinë online

EasyAlbania

Po lançohet së fundi EasyAlbania, një platformё ku do tё marrin pjesё dhe do tё pёrdorin hapёsirёn pёr tё ekspozuar produktet apo shërbimet e tyre deri nё 1000 biznese shqiptare, tё cilat nuk i kanё mundёsitё pёr tё krijuar insfrastrukturёn e tyre online. Nё eventin e hapjes pritet tё marrin pjesё Kryetari i Bashkisё Tiranё, Erion Veliaj, Ines Moçostepa, Presidente e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Elsa Håstad, Ambasadore e Suedisë në Shqipëri.

EasyAlbania, u themelua nga znj. Sabi Osmani. Ajo ёshtё edhe Drejtore e Global Women Albania & Kosovo si dhe anëtare e Dhomës Ekonomike të Gruas.

Sabi njihet si aktiviste e rrjetit të biznesit në Shqipëri dhe fuqizimit të rolit të gruas në biznes dhe shoqëri. Misioni i saj është krijimi i një platforme që ju jep mundësi bizneseve të vogla dhe të mesme të krijojnё dyqanin e tyre online. Kjo nismë nisi me vendosjen e Infrastrukturës së EasyAlbania në dispozicion të individëve që shesin produkte Made in Albania dhe në fokus krijuesit e punimeve tekstile apo artizanale. Produkte plotësisht shqiptare, të dizenjuara me stilin tradicional nga gratë në zonat rurale dhe jo vetëm. EasyAlbania nxit vazhdimësinë e prodhimit të produkteve bio si mjalti, rakia, vera dhe bimët medicinale në kushte shtëpie dhe në mënyrë artizanale. Nxitjen e vazhdimësisë së prodhimit të këtyre produkteve EasyAlbania e mundëson duke krijuar për ta një treg pa kosto. Çdo individ që prodhon të tilla produkte, nuk paguan pranë EasyAlbania.

100+ biznese janë bërë tashmë pjesë e këtij marketplace-i.

Lexo: Mark Zuckerberg: Po ‘riparojmë’ Facebook për ta përshtatur me moshat e reja

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0