E vërteta rreth bjondeve. Si ndikon ngjyra e flokëve në mjedisin e punës?

E vërteta rreth bjondeve. Si ndikon ngjyra e flokëve në mjedisin e punës?

Bjondet paguhen më shumë

Një studim i kryer në vitin 2010 nga Universiteti i Teknologjisë Queensland analizoi 13,000 gra të Kaukazit dhe erdhi në përfundim se gratë bjonde paguhen më shumë. Ky vlerësim del nga hulumtimet e bëra edhe në revistën Forbes. Studimi i tyre arriti në përfundimin se gratë bjonde fitojnë 7 % më shumë të ardhura. Kjo do të thotë, nëse keni një pagë prej 50,000 dollarë, një punëtore bjonde që bën të njëjtën punë mund të paguhet 3 500 dollarë më shumë se ju.

Ky nuk është studimi i vetëm që vërtetoi këtë fenomen. Një eksperiment i kryer nga Universiteti Cornell, pati pjesëmarrëse kamerieret që plotësuan një formular online në lidhje me karakteristikat e tyre fizike, vetë-perceptimet dhe të ardhurat.

Artikullin e plotë mund ta lexoni tek duapune.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0