E përbashkëta e krimit kibernetik, terrorizmit dhe tregtisë së paligjshme? - Business Magazine Albania

E përbashkëta e krimit kibernetik, terrorizmit dhe tregtisë së paligjshme?

~4 minuta lexim

Në mars, qeveria britanike publikoi një raport të të gjithave kërcënimeve me të cilat përballet vendi dhe se si do t’u përgjigjej atyre, nga autokracitë armiqësore dhe krimi kibernetik te terrorizmi dhe tregtia e paligjshme. Pika e përbashkët e këtyre rreziqeve janë: paratë e pista. Këto grupe mafioze fshehin pasurinë e tyre në hijet e sistemit financiar: duke përdorur bankat e dyshimta. Hulumtimi i këtyre aktiviteteve do të zbulojë sekretet e tyre dhe do të bëjë të gjithë britanikët  më të sigurt.

Kjo gjithashtu do t’i bëjë më të begatë: më shumë se 2,200 akte mashtrimi raportohen çdo ditë në Britani. Këto krime kushtojnë miliarda paund dhe shpesh prekin më shumë njerëzit e moshuar. Për ata që shqetësoheshin për dëmet e shkaktuara nga mashtrimi dhe korrupsioni,  mungesa e të dhënave  është  dëshpëruese.

Në fjalimin e Mbretëreshës në Dhjetor 2019, qeveria premtoi se do të detyrojë pronarët  të deklarojnë pronat dhe identitetin e tyre. Ky premtim nuk është mbajtur deri më sot; dhe plani i vonuar prej kohësh për të vendosur urdhër mbi Kompanitë House, vendi që mashtruesit britanikë dhe të huajt përdorin  për të regjistruar kompanitë e tyre, është ende shumë larg.

Sigurisht, ka një sasi të madhe dëmesh të lidhura me Covid që duhen të trajtohen si çështje kryesore. Liria e fjalës është nën kërcënim, por jo nga studentët e djathtë. Në vend të kësaj është nga njerëzit e pasur që përdorin gjykatat britanike për të mbyllur hetimet për pasurinë e tyre. Catherine Belton, një gazetare, aktualisht është paditur  nga katër miliarderë të ndryshëm rusë dhe Rosneft, kompania më e madhe shtetërore e naftës në Rusi, për librin e saj “Njerëzit e Putin” .

Nuk e di cila është e vërteta e akuzave, por perspektiva e përballjes me këtë lloj kërcënimi i pengon gazetarët të shkruajnë për  të pasurit., Qeveria po mbron problemet e politikës së jashtme. Johnson po lëviz pikërisht në drejtim të kundërt me Shtetet e Bashkuara, ku Shtëpia e Bardhë e Joe Biden ka premtuar t’i japë përparësi betejës kundër kleptokracisë dhe parave të paligjshme.

Qeveria e Johnson pretendonte të bënte të njëjtën gjë si Biden muajin e kaluar me një regjim të ri sanksionesh, duke premtuar të vinte në shënjestër pasuritë e zyrtarëve të korruptuar. Disa ishin të kënaqur me atë entuziazëm që plani u mirëprit në Uashington, por në realitet skema është një qershi mbi një tortë jo-ekzistente.

Të metat në qasjen e MB-së për të luftuar financat e paligjshme janë më të thella  sesa vetëm disa premtime që nuk u mbajtën kurrë dhe legjislacioni i munguar. Strategjia e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA)  tani po përballet me një faturë të madhe shpenzimesh. Drejtoresha e NCA, Lynne Owens, ka pranuar se ajo është “e shqetësuar për ndikimin në buxhetin e vendit.”

Shqetësimi i Drejtoreshës së NCA, Lynne Owens është dëshpërues, nëse nuk është befasues. Njësia ndërkombëtare e korrupsionit e NCA ka një buxhet vjetor prej pak më shumë se 4 milion paund – shuma që një oligark mund të shpenzojë lehtësisht për disa udhëtime në Harrods .

Institucionet financiare dhe qytetarët e zakonshëm përdorin mjete të tilla si raporte të dyshimta të veprimtarive dhe linjën e mashtrimit të  veprimeve të policisë për të raportuar dyshime për krimet financiare.

Mbrojtja  e Mbretërisë së Bashkuar kundër parave të pista është e gjitha një rrëmujë, kur ato nuk mungojnë tërësisht. Rindërtimi i tyre do të kërkojë vite durim, punë të kushtueshme dhe të vështirë për të gjithë qeverinë. Fatkeqësisht, qeverisë  së Johnson i mungon qëndrueshmëria, durimi ose përkushtimi për detyrën. Ky është një lajm i mirë për mashtruesit dhe hajdutët e botës dhe një lajm jashtëzakonisht i keq për pjesën tjetër.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mundesitë nuk ndodhin. Ti i krijon ato.”
— Chris Grosser
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0