E morët vesh lajmin e fundit?! Tani mund t’i dëgjoni artikujt e BusinessMag, jo vetëm t’i lexoni ato! - Business Magazine Albania

E morët vesh lajmin e fundit?! Tani mund t’i dëgjoni artikujt e BusinessMag, jo vetëm t’i lexoni ato!

E morët vesh lajmin e fundit?! Tani mund t’i dëgjoni artikujt e BusinessMag, jo vetëm t’i lexoni ato!

Business Magazine Albania dhe startup-i inovativ Nullius in Verba kanë bashkuar forcat për të transformuar mënyrën e konsumimit të përmbajtjes. Duke shfrytëzuar teknologjinë e avancuar të AI, ky bashkëpunim prezanton një veçori të re që iu lejon lexuesve të dëgjojnë artikujt e tyre të preferuar në lëvizje, duke e bërë më të lehtë se kurrë për t’u informuar dhe inspiruar.

Kudo që ti ndodhesh – gjatë vrapit të mëngjesit, rrugës për në punë, në biçikletë, skooter apo makinë.
Mos u shqetësoni fare! Po fare fare, se dikush do t’ju ngacmojë duke iu thënë se sa çuditshëm dukeni me celular në dorë, në ambiente të ndryshme duke ndjekur përditësimin më të fundit për një aplikacion të ri, zhvillimet më të fundit të biznesit, apo këshillat se si të përmirësoni stilin tuaj të menaxhimit dhe lidershipit.
Që sot ty nuk do të të duhet më ta nxjerrësh telefonin nga xhepi, dhe nuk ke pse të rrezikosh të përplasesh me kalimtarë të tjerë, për të bërë atë që ke dëshirë. Që sot nuk e ekzagjerojmë kur themi se ti ke fituar Lirinë për të vijuar të informohesh në kohë reale, mbi aktivitetet që të inspirojnë, edukojnë dhe të motivojnë që të vijosh me rritjen tënde. Lirinë për të bërë gjëra që i do, në kohën kur ti i do!

Lexo edhe:10 startup-et finaliste të Women Startup Competition Albania 2024

Kjo falë teknologjisë së zhvilluar nga startupi Nullius in Verba që ka marrë jetë në produktin e tyre Neura.al. Ky produkt bën të mundur aplikimin e teknologjisë AI për të konvertuar në version audio, në gjuhën shqipe çdo lloj përmbajtje tekst. Si rezultat çdokush si ti, që tashmë po e lexon këtë artikull mund ta Dëgjosh me Zë!

Business Mag Albania është platforma mediatike me mision për të mbështetur sipërmarrjen e re, inovacionin dhe rritjen. Këtë e bëjmë me kënaqësi që nga viti 2015 duke identifikuar sipërmarrjet inovative, të rinjtë me ide dhe biznese me ndikim pozitiv në ekonominë e vendit. Nëpërmjet artikujve që sjellim, përpiqemi të inspirojmë dhe edukojmë brezat drejt sipërmarrjes si një stil jetese dhe të nxisim zhvillimin e modeleve pozitive të suksesit. Promovimi i startupeve të reja dhe zhvillimi i komuniteteve si forca mbështetëse për kultivimin e një ekosistemi të shëndetshëm janë pjesë e rëndësishme për përmbushjen e këtij misioni që ne kemi si platformë. Përtej këtyre, ne kemi dëshirën që inovacionet e sjella nga këta sipërmarrës vizionarë t’i sjellim tek publiku ynë edhe duke i aplikuar në formatet tona. Me vizionin për të qenë një media që përveç se e përkrah inovacionin edhe ta sjellë në jetë në formatimin e vet dhe ne mënyrën se si punojmë. Jemi të lumtur të ofrojmë për audiencën e Business Magazine këtë format të ri, për herë të parë në një media shqipfolëse, në këtë bashkëpunim ekskluziv me kompaninë Nullius in Verba. Po flasim për një startup ku produkti aktual është në hapat e parë. Për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin për diçka që mbase nuk përmbush plotësisht pritshmëritë tuaja. Do të përmirësohet dhe do të bëhet më i mirë falë përdorimit në vijim, komenteve e sugjerimeve tuaja.

Me besimin se do të sjellë një ndihmesë për secilin ndjekës të BusinessMag, ju urojmë Lexim / Dëgjim të këndshëm!

Edicionin e ri të revistës mund ta lexoni apo dëgjoni këtu!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0