E ardhmja e shkencës në kirurgji ka mbërritur! - Business Magazine Albania

E ardhmja e shkencës në kirurgji ka mbërritur!

Shëndetin ua urojmë të gjithë njerëzve tanë më të dashur. 

Por secili nga ne, ka përjetuar në vetë të parë ose ka qenë dëshmitar i një familjari apo të njohuri që ka pasur probleme me shëndetin. Dhimbja është e madhe sado i vogël të jetë problemi shëndetësor. Kemi ëndërruar për shkencën që të shpikë diçka dhe të lehtësojë sagën e vuajtjeve që sjell sëmundja, kemi parë filma fantastiko-shkencor për “robotët” e së ardhmes si pajisje që do të bënin mrekullira….

Por sot Bota ka bërë revolucion në fushën e mjekësisë.

Si? Duke sjellë një aparaturë, deri dje pjesë e imagjinatës, apo vetëm dëshirë e mjekëve dhe pacientëve.

Po flasim për “ERBE” 

Ky emër i përket kompanisë gjermane që prej 5 brezash dhe mundëson hulumtimin, shpikjen dhe prodhimin e pajisjeve inovatore mjekësore. ERBE sot është lider në nivel global falë pajisjeve me impakt në përmirësimin e shërbimit mjekësor e spitalor. 

Përfaqësia ekskluzive në Shqipëri vjen nga kompania “GREEMED Medical Solutions”, e cila mundëson prej 13-vitesh për tregun shqiptar pajisjet dhe materialet që shtetet më të zhvilluara perëndimore i kanë në spitalet e tyre.

Krijimi më i fundit i kompanisë gjermane ERBE është aparatura futuristike për ndërhyrjet kirurgjikale “𝐄𝐑𝐁𝐄𝐕𝐈𝐎 𝟑” që mundëson lehtësi për mjekët falë shkurtimit të kohës së procesit të operimit; rrit saktësinë e ndërhyrjeve, duke minimizuar gabimet/ komplikacionet falë kësaj pajise 𝙎𝙈𝘼𝙍𝙏 & 𝙃𝙄𝙂𝙃 𝙏𝙀𝘾𝙃 e cila bën 25 milionë matje në mënyre automatike si dhe mundëson kohë rekuperimi më të shpejtë për pacientët.

 

 

1 APARATURË PËR 19 DISIPLINA KIRURGJIKALE!

𝐕𝐈𝐎 𝟑 ®️ – është aparatura më revolucionare e cila mundëson:

✅ 19-disiplina kirurgjikale

✅ Smart & High Tech 

✅ Sistemi bën matje automatike (25 mil matje/ sek)

✅ Përdoret në operacione të hapura dhe të mbyllura

✅ Ka 6-të instrumente që mund të përdoren njëkohësisht dhe janë MULTI-USE

✅ Minimizon kohën e hospitalizimit për pacientin

✅ Minimizon kostot falë kohës më të shkurtër në sallën e operimit

Pjesë e kësaj pajisje janë edhe aparatura të tjera si:

𝐄𝐑𝐁𝐄 𝐀𝐏𝐂 𝟑:

✅ Kirurgji “bloodless” falë koagulimit sipërfaqësor.

✅ I sigurt, mundëson koagulim në kohë reale, pa dëmtuar indet.

✅ Eliminon kërkesën për transfuzion gjaku. 

𝐄𝐑𝐁𝐄 𝐉𝐄𝐓 𝟐: (HYBRID KNIFE)

✅ Mundëson kirurgjinë me teknikën e presionit të lartë të ujit.

✅ I përshtatshëm për organet e buta (parankima) me risk të lartë për hemoragji.

✅ Krijon siguri të plotë pa dëmtimin e strukturave (vena/damare/nerva) duke lokalizuar vetëm prerjen e indeve.

𝐄𝐑𝐁𝐄 𝐒𝐌𝐎𝐊𝐄 𝐄𝐕𝐀𝐂𝐔𝐀𝐓𝐎𝐑:

✅ Lehtëson procesin kirurgjikal me elektro-bisturi, duke thithur në kohë reale aromat e pakëndshme dhe tymin që çlirohet gjatë prerjes. 

Sipas statistikave globale, 96% e përdoruesëve e sugjerojnë fort këtë aparaturë. Mjekët duan ta kenë pjesë të rutinës së tyre, ndërsa pacientët duhet të informohen për këtë zbulim të ri dhe të kërkojnë për prezencën e aparaturës ERBE VIO3 për ndërhyrjet e tyre kirurgjikale në çdo spital, shtetëror apo privat!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0