E ardhmja e energjisë në rajon, panairi me 5-6 tetor në Tiranë - Business Magazine Albania

E ardhmja e energjisë në rajon, panairi me 5-6 tetor në Tiranë


Edicioni i dytë i panairit Energy Expo & Forum do të zhvillohet në datat 5-6 tetor 2018, në Expocity Albania. Ky edicion do të fokusohet në potencialet e mëdha të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Greqisë, Kroacisë dhe Serbisë për investimet në energjine elektrike.

Jo vetëm me potenciale të mëdha por dhe të pashfrytëzuara, Shqipëria ka mundësi të mëdha për investime në këtë fushë dhe përforcohet edhe nga politikat aktuale për tregun e energjisë elektrike.
Ligji i ri për energjinë e rinovueshme, i miratuar vitin e kaluar me kuadrin ligjor të rregulluar do të krijojë më shumë treg për investime dhe bashkëpunim, sipas organizatorëve.

Ligji i ri për energjinë e rinovueshme Nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme” që ka hyrë në fuqi në shkurt 2017 përcakton kuadrin ligjor për nxitjen e prodhimit të energjisë së rinovueshme.
Brenda këtij ligji përfshihet dhe instalimi i paneleve solare për familjare dhe biznese.

Lexo: Energjia, duhet të zgjedhim mes hapjes së tregut ose “arnimeve”

Risia në këtë organizim është jo vetëm gjithëpërfshirje e rajonit dhe më gjerë por dhe në tematikën që do të trajtojë, e cila do të përfshijë edhe çështjet mjedisore e të respektimit të ndryshimeve klimaterike, çështjet e teknikave të ndërtimit në funksion të eficiencës së energjisë.

Forumi do të bashkojë sërish grumbullues dhe përpunues të sektorit të energjisë së rinovueshme, duke mbështetur dhe prezantuar rrjetet për investitorët, zhvilluesit dhe konsulentët. Pjesëmarrësit do të marrin informacion për të gjithë spektrin e sektorit të energjise, mundësitë dhe potencialet, procesin e tenderimit si dhe vështirësitë, me fokus të veçantë në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe të ardhmes së energjisë në Shqipëri dhe në rajon.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0