E ardhmja e blerjeve është në smartphone. E Premtja e Zezë solli rekord blerjesh nga telefonat smart - Business Magazine Albania

E ardhmja e blerjeve është në smartphone. E Premtja e Zezë solli rekord blerjesh nga telefonat smart


Nëse nuk ka pasur radhë para Walmart, Best Bye, apo shumë brande të mëdha gjatë të Premtes së Zezë, nuk do të thotë se njerëzit nuk po blejnë. Thjesht, po e bënin këtë përmes smartphonëve të tyre.

Sipas një raporti të shitjeve të fundjavës, prezantuar nga Adobe, Black Friday 2019 pati një total prej 7.4 miliardë dollarë shitje online.

Në tregun amerikan 2.9 miliardë dollarë blerje u realizuan nga persona që përdorën smartpohonët e tyre për blerje, duke e bërë të Premten e Zezë ditën më të madhe të blerjeve online në histori.

Blerjet nga smartphone siguruan 39 % të të gjitha shitjeve ecommerce, me një rritje 21% krahasuar me  vitin e kaluar.

“E Premtja e Zezë kulmoi me rekordin e blerjeve nga celulari me 2.9 miliardë dollarë të shpenzuar vetëm përmes smartphone-ve”, thanë Shefi i Adobe Digital Insights dhe analisti kryesor Taylor Schreiner në një deklaratë. “Me Krishtlindjet që po afroheshin me shpejtësi, konsumatorët u hodhën gjithnjë e më shumë në telefonat e tyre, në vend që të rrinin në radhë. Edhe kur blerësit shkuan në dyqane, ata kishin bërë online mbi 40% të blerjeve para se të shkonin në dyqan për të marrë”.

Lexo: 6 këshilla për blerjet online

Në tregun amerikan, që kryeson në këtë drejtim, njerëzit shpenzojnë në shumë kur blejnë online. Vlera mesatare e blerjeve online në të Premten e Zezë ishte 168 dollarë, një tjetër rekord i ri.

Edhe kur blerësit nuk bënë blerje në smartphonët e tyre, ata kanë bërë kërkime nga telefoni për blerjet në tregjet me pakicë. Nga i gjithë trafiku i blerjeve online, mbi 60 % u krijua nga blerjet në smartphone.

Blerjet kryesore nga të dhënat e Adobe u përkasin pajisjeve elektronike si laptopë Apple, Airpod dhe televizorë Samsung. FIFA 20 dhe Madden 20 kanë qenë titujt e videove më popullore, ndërsa Nintendo Sëitch ishte tastiera më e blerë.

Adobe parashikon të sigurojë 7.5 miliardë dollarë blerje online të Premten e Zezë të vitit të ardhshëm

Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0