E-Albania ende jashtë funksionit. Sulmi kibernetik mund të rezultojë në fshirje të dhënash - Business Magazine Albania

E-Albania ende jashtë funksionit. Sulmi kibernetik mund të rezultojë në fshirje të dhënash

Serverat e e albania kanë dalë jashtë funksioni dhe arsyeja zyrtarisht është një sulm kibernetik. Hakerat me origjinë të panjohur kanë arritur të instalojnë një program në rrjetin e e albania që synonte marrjen nën kontroll të tij. Po zyrtarisht u tha se qëllimi i hakerave është që ta nxjerrin jashtë funksionin të gjithë shërbimin on line.

Prej një qershorit qeveria shqiptare ka mbyllur cdo zyrë ku lëshoheshin dokumenta apo pranoheshin aplikime për dokumenta. Gjithçka duhet të kalonte nga e albania. Por le ti marrin me rradhë. Mjekët që lëshojnë recetat mjekësore me rimbursim duhet ta bënin këtë shërbim nëpërmjet e albania. Por këtë shërbim pacientët nuk po e marrin të plotë, sepse sistemi i recetave u nxor jashtë funksionit nga mbyllja e e-Albania.

Sistemi po përpiqen që ta rikthejnë në punë por deri atëherë të sëmurët me diabet, kardiakët apo me tumore duhet të presin ose të blejnë ilaçet me para në dorë. Zyra e Kadastrës ka dalë jashtë loje tërësisht, i gjithë sistemi i dokumentave të pronave bëhet on line nga noterët, por ky shërbim nuk mund të jepet deri në rindezjen e sistemit. Paditë gjyqësore nuk mund të bëhen, por as rregjistrimi i fëmijëve në shkolla.

Lexo edhe: Sulm kibernetik i sinkronizuar. AKSHI mbyll përkohësisht aksesin në shërbimet online

Ndërkohë biznesi është bllokuar tërësisht për shkak se shërbimet që merrte nga tatimet në bashkërendim me e albanian kanë dalë jashtë funksionit. Shkurtimisht pothuajse pjesa dërmuese e shërbimeve që administrata i jep qytetarëve është paralizuar ose është i mangët.

Zyrtarisht kërkohet durim dhe thuhet se shërbimet do rikthehen së shpejti por nuk ka një afat se deri kur e albania për të cilën janë investuar dhjetra milionë euro, do rikthehet në punë.  Hakerat nuk kanë kërkuar shpërblim monetar, por është vërejtur se ka fshirje të të dhënave. Se sa është ky dëm nuk ka ende një raport, dhe problemi më i madh është  nëse fshirja ka ndodhur tek tatimet apo regjistrat e pronave në kadastër./ Top Channel 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0