Business Mag sjell për ju një artikull nga Robbie Abed, i cili është autor dhe themelues i Firemeibegyou.com.
Gjithçka që m’u desh ishte një pyetje, saktësisht tetë fjalë, për të bërë një burrë, të cilin nuk e kisha takuar kurrë më parë të më tregonte historinë e jetës së tij. Në fillim, ai ishte ulur në tavolinën ngjitur dhe po fliste me një nga miqtë e tij për restorantin që kishte në pronësi.
Pastaj, pesë minuta më vonë, ai ishte ulur në tavolinën time, duke më treguar për karrierën e tij, restorantet, aksidentin fatal me makinë, i cili i ndryshoi jetën dhe restorantet, që ka hapur së fundi. Ai ishte i veshur mirë dhe fliste bukur ndërsa unë kisha veshur një palë xhinse dhe një bluzë. Ai nuk ia kishte idenë se kush isha. Unë jam i lumtur që gjërat për të cilat ai po flet me mua do t’a shtyjnë të bëjë diçka të rëndësishme më vonë.
Edhe pse historia e tij ishte interesante, ndonjë prej jush mund të pyesë pse ai po më tregonte mua, një të huaji, informacione të tilla personale. Si? Si përfundova unë duke bërë një të huaj të tregohej kaq i hapur me mua brenda një kohe kaq të shkurtër?
Ai nuk erdhi rastësisht tek unë dhe filloi të flasë. Në fakt, unë e ndërpreva atë ndërkohë që po fliste me mikun e tij. I bëra një pyetje të thjeshtë, përgjigjen e së cilës isha vërtet kurioz t’a dija.
“Si u fute në biznesin e restoranteve?”
Tani, kjo mund të duket si një pyetje normale dhe në shumë raste, e tillë është. Por ka diçka specifike tek kjo pyetje, e bërë në atë moment specifik, që e shtyu atë të më tregonte mua aq shumë gjëra, të cilat ishin fillimi i një marrëdhënieje të mirë gjatë viteve të ardhshme.
Ja 2 mënyra për të bërë pyetje më të mira
Dëgjoni me kujdes për të bërë pyetjen e duhur.
Më duhet t’a pranoj se nuk jam dëgjuesi më i mirë në borë. Ndonjëherë më bie niveli i përqendrimit dhe u kërkoj njerëzve t’a përsërisin pyetjen që më bënë sepse nuk po i dëgjoja.
Lexoni: 2 ide që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni menjëherë jetën tuaj
Por unë jam i mirë në identifikimin e fjalëve ose frazave të caktuara që mund të na lejojnë të bëjmë një bisedë më të thellë. Nëse gjej dikë që flet në lidhje me diçka për të cilën kanë punuar për një kohë të gjatë, ose diçka për të cilën janë vërtet të apasionuar, do të gërmoj më thellë për to.
Unë do t’i them njerëzve gjëra si: “Më trego më shumë për këtë”, ose “Si u përfshive në këtë?” Kam kuptuar se duke bërë pyetje, që i lejojnë ata të reflektojnë në jetën e tyre ose rrugën e tyre si sipërmarrës, biseda bëhet shumë interesante, shumë e shpejtë.
Prandaj, dëgjoni me kujdes fjalët ose fjalitë që mund t’ju lejojnë të zhyteni më thellë në biseda.
Tregoni të përbashkëtat tuaja.
Ekziston një ndryshim midis kuriozitetit dhe futjes së hundëve. Të futësh hundët do të thotë të bësh pyetje, që nuk të takojnë ose janë pa sens. Nëse bën një pyetje të tillë, potencialisht do t’a largosh personin me të cilin po bisedoje.
Ajo që më pëlqen të bëj është të tregoj pse jam si ata në shumë mënyra. Unë e bëj këtë duke u treguar atyre histori personale. Për shembull, nëse ata janë menaxherë të shumë njerëzve ose skuadrave, unë do t’u tregoj atyre se si kam bërë të njëjtën gjë dhe luftërat ose sukseset që kam pasur. Duke u thënë atyre se unë jam si ata, kufizimet që kanë vendosur ndaj meje ulen dhe ata ndjehen më rehat për të folur hapur me mua.
Kështu që, herën tjetër kur dëshironi të krijoni një marrëdhënie më të mirë me dikë dhe doni të bëni pyetje të shkëlqyera, dëgjoni ato që po thonë me detaje dhe vendosni një lidhje të përbashkët midis jush dhe tyre. Këto janë themelet për të bërë pyetje më të mira dhe për të ndërtuar marrëdhënie më të thella.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.