Dy pyetjet që duhet t'i bëni vetes për të qenë të suksesshëm - Business Magazine Albania

Dy pyetjet që duhet t’i bëni vetes për të qenë të suksesshëm


Michael Phelps dhe Winston Churchill shfaqen në librin e Eric Barker, “Barking up the wrong tree”. Barker i përdor ata si shembuj të njerëzve të suksesshëm sepse ata kanë… sjellje të çuditshme.

Phelps ka një trup të pazakontë, Churchill ishte paranojak. Por të dy arritën t’i përdornin këto karakteristika të çuditshme në avantazhin e tyre, duke u bërë më të mirët e fushës së tyre.

Barker foli me profesorin e Harvard Business School, Gautam Mukunda dhe konkluzionet e tij janë të ndara në dy:

1. Duhet të njohësh vetveten. Pyet veten: Cilat janë pikat e tua të forta?

2. Zgjidh fushën e duhur. Pyet veten: Cilat kompani, institucione dhe situata do të vlerësonin çfarë bëj unë?

Barker vazhdoi me studimin e tij në një intervistë me profesorin Stew Friedman në podcast-in Work and Life. Ai shpjegoi se disa karakteristika personale zakonisht shërbejnë si antiproduktive dhe prandaj duken si tipare negative.

Marrim si shembull kokëfortësinë:

“Në pamje të parë, kokfortësia mund të mos duket pozitive, por kur flasim për sipërmarrësit, gjithmonë fokusohemi tek “kurrë mos u dorëzo, vazhdo përpara”. Çfarë është kjo? Epo, kokëfortësia. Ka shumë tipare që zakonisht duken negative por në situatën e duhur, ato bëhen pozitive.

Për Phelps, trupi i çuditshëm e bën atë një vrapues dhe kërcimtar të dobët, por gjithashtu e bëri atë një notar të jashtëzakonshëm. Për Churchill, të qenurit paranojak do të thoshte që ai nuk ishte i duhur për pozicione të larta pune, por gjithashtu do të thoshte se ai e shikonte Hitler si një kërcënim për botën.

Gjëja kryesore është kjo:

A jeni ai që thyen rregullat? A jeni ai që i ndjek? Diku midis? Duhet të jeni i sinqertë me veten dhe duhet të vini re se cili është mjedisi ku ju përshtateni.

Kjo kërkon eksperimentim, ndoshta dhe dështim, por në një të ardhme, ju do të jeni më të suksesshëm.

Burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0