Dy pyetje që duhet t’ia bësh vetes para se të lësh punën për ëndrrën tënde - Business Magazine Albania

Dy pyetje që duhet t’ia bësh vetes para se të lësh punën për ëndrrën tënde

Nisja e një biznesi personal është një ëndërr e shumë njerëzve, por kalimi nga puna e sigurt në një sipërmarrje të re kërkon kujdes dhe përgatitje. Themeluesi i Wayfair, Niraj Shah, ndan dy pyetje të rëndësishme që duhet t’i bëni vetes para se të merrni vendimin për të lënë punën dhe për t’u fokusuar plotësisht tek ideja juaj.

 A e ke çuar biznesin në një pikë ku rreziku ia vlen?

Shah thekson rëndësinë e vlerësimit realist të ecurisë së biznesit. Jo vetëm çfarë beson se mund të bëhet, por ku ndodhet sot. Pyet veten nëse ke arritur një nivel të qëndrueshëm që justifikon përpjekjen dhe rrezikun për ta kthyer atë në punën tënde të përhershme.
Nëse ke klientë të rregullt, të ardhura që përsëriten dhe tregues pozitivë që mund të rriten me përkushtimin tënd të plotë, atëherë mund të jetë koha për të hedhur hapin. Por nëse ideja është ende në fazat e para dhe kërkon shumë prova për të qëndruar, ndoshta duhet të presësh pak më gjatë.

Lexo edhe: Studimi i ri: Inteligjenca e vërtetë vjen me moshën

 A je financiarisht i përgatitur për të përballuar rrezikun?

Pika e dytë ka të bëjë me sigurinë financiare. Shah dhe sipërmarrës të tjerë si Mark Cuban këshillojnë që mos të lësh punën derisa të kesh ndërtuar një bazë të fortë financiare. Cuban thotë hapur: “Mos e lër punën derisa të dish saktësisht çfarë po bën.”
Ekspertët këshillojnë të kesh kursime për të mbuluar të paktën 6 deri në 12 muaj shpenzime personale dhe të biznesit, për të qenë i përgatitur edhe për skenarin më të keq. Nëse nuk ke ende këtë siguri, mund të mendosh për alternativa si mbështetje nga miqtë apo familjarët, ose një plan të përkohshëm që të japë më shumë fleksibilitet financiar.

Në vend që të heqësh dorë menjëherë nga puna, mund të kërkosh një kompromis. Për shembull, të reduktosh orët e punës për të pasur më shumë kohë për projektin tënd, ose të punësosh dikë me kohë të pjesshme për ta zhvilluar idenë më tej. Megjithatë, këto zgjidhje duhet të jenë të menduara mirë, pasi mund të ndikojnë në të ardhurat dhe stabilitetin tënd ekonomik. Shah përfundon se çdo vendim duhet të të çojë drejt asaj që ai e quan një “vendim pa pendesë” – një zgjedhje që, edhe nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, do të të bëjë të ndihesh mirë që e provove.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0