“Dy Luanë drejt Venecias”, kandidatura e Shqipërisë për “Oscar” - Business Magazine Albania

“Dy Luanë drejt Venecias”, kandidatura e Shqipërisë për “Oscar”

Filmi “Dy Luanë drejt Venecias” me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji është kandidatura e Shqipërisë në çmimet “Oscars”. Komisioni përzgjedhës për selektimin e filmit pjesëmarrës në “International Feature Film Award” edicioni i 94-të ishte i përbërë nga Eduart Makri, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe anëtarë, regjisorin Ylli Pepo, skenaristin Bashkim Hoxha, regjisorin Ilir Keko dhe regjisorin Fatmir Koçi.
Në garë ishin dy filma, “Dy Luanë drejt Venecias” me regji nga Jonid Jorgji dhe filmi me titull “Freestyle to Montenegro” nga Ardit Sadiku. Në komision ishte dhe aktori Kastriot Çaushi, por Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se pasi ai u njoh me kandidaturat njoftoi se për arsye konflikti interesi, duke qenë se është aktor në filmin kryesor “Dy Luanë drejt Venecias” nuk do të votonte. Komisioni përzgjedhës me shumicë votash në QKK vendosi për filmin “Dy Luanë drejt Venecias”. Në këtë film dy aktorët kryesorë janë Vasjan Lami dhe Kastriot Çaushi. Dy aktoret kryesore janë të njohura dhe në arenën ndërkombëtare si Alisa Huzar dhe Natalia De Maria (interpreton te filmi La Grande Belleza). Lista e aktorëve vijon dhe me Luli Hoxhën, Marjana Kondi, Albana Sançolli, Armand Xhuli, Alessandra Bonarotta, Dario Frappampina, Erjon Hodo, Grei Dajlanaj, Arjeta Dhima, Alfred Zeneli, Marjetina Gjoni, Alesia Xhemalaj, Luan Aliu, Kliti Roshi, Vilson Gjonçaj dhe Roerd Toçe.


Në qendër të ngjarjes janë dy kineastë shqiptarë rreth të 60-ave, të cilët kanë marrë rrugëtimin për në festival të Venecias me filmin e tyre. Në rrugë e sipër njihen me dy zonja shumë të hijshme, por që janë pjesë e industrisë së seksit. Rrugëtimi i tyre kalon me një sërë situatash e të papriturash nga Bari drejt Venecias. Një surprizë ndodh me një nga personazhet kryesorë, kur në fund të rrugëtimit zbulon se dhe vajza e tij e vetme është pjesë e kësaj industrie. Më herët, regjisori Jonid Jorgji ka treguar se tek krijimet e tij, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes familja, dhe ka dashur gjithmonë të luaj me formën e saj. “Aty dua të gjej emocionin, dashurinë zhgënjimin etj. Dhe kësaj radhe vendosa marrëdhënien e një babai të ve me vajzën e tij, të vetme, e cila ka vendosur me dëshirën e saj të bëhet pjesë e industrisë seksuale në Europë. Shpresoj të kem dhënë një këndvështrim real dhe të veçantë për publikun”, është shprehur ai mes të tjerave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0