Dy kompani europiane bashkohen për të “rivalizuar” Elon Musk në hapësirë - Business Magazine Albania

Dy kompani europiane bashkohen për të “rivalizuar” Elon Musk në hapësirë

Kompania satelitore franceze Eutelsat nuk do të shpërndajë fitime për aksionerët e saj për dy vite, në mënyrë që të investojë në zhvillimin e rrjetit satelitor të rivalit britanik OneWeb, si pjesë e një marrëveshjeje të përbashkët për bashkimin e dy grupeve, thanë kompanitë të martën.

Marrëveshja e propozuar krijon një konkurrent më të fortë europian për Starlink të SpaceX-it në pronësi të Elon Musk dhe Projektin Kuiper të Amazon.com, duke ofruar lidhje hapësinore me brez të gjerë për këdo, nga ushtria tek ata që jetojnë në zona të izoluara.

Lexo edhe: SpaceX i Elon Musk ka aktivizuar më shumë se 5000 terminale interneti Starlink në Ukrainë

Sipas transaksionit, i cili vlerëson OneWeb në 3.4 miliardë dollarë, aksionerët e OneWeb do të marrin aksione të reja të emetuara nga Eutelsat në këmbim të aksioneve të tyre, në atë që është në fakt një blerje nga kompania franceze e asaj britanike.

Megjithatë, duke reflektuar ndjeshmërinë politike, marrëveshja është cilësuar si një bashkim i të barabartëve. Ai pritet të mbyllet brenda nëntë muajve të ardhshëm në pritje të miratimit, pas hetimit nga autoriteti konkurrencës.

Aksionerët e të dy kompanive do të zotërojnë 50% të entitetit të kombinuar dhe të dy kompanitë do të mbajnë selitë e tyre përkatëse në Britani dhe Francë, ndërsa grupi i bashkuar, i listuar në Francë, do të aplikojë gjithashtu për një listim në Londër./ Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0