Dy anije të reja për inspektoriatin e peshkimit - Business Magazine Albania

Dy anije të reja për inspektoriatin e peshkimit

inspektoriati i peshkimit

Dy anije të reja moderne për flotën e inspektimit të peshkimit janë dhuruar nga Bashkimi Europian për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann morën pjesë në takimin përmbyllës të zbatimit të projektit “Mbështetje për Sektorin e Peshkimit në Shqipëri” si dhe inspektuan anijet përfituese të fondeve si dhe dy anijet e dhuruara.

Ministrja Krifca në fjalën e saj tha se, peshkimi është ndër sektorët me kontribut të madh në ekonominë e vendit dhe angazhimi i qeverisë është rritja e eksporteve dhe zhvillimi i sektorit sipas standardeve më të mira.

Ajo vuri në dukje rolin e rëndësishëm që do të kenë inspektorët, për mbrojtjen e peshkimit në territorin e vendit tonë.

“Projekti që po përmbyllim sot ka dhënë ndikim pozitiv në modernizimin e sektorit të peshkimit. Sot inspektoriati i peshkimit do të ketë në ndihmë të tij, dy anije patrulluese, moderne e të pajisura me të gjitha aparaturat e nevojshme në bordin e anijeve për një navigim të sigurtë”, u shpreh ministrja Krifca.

Ministrja e vlerësoi shumë të suksesshëm projektin “Fishing Blu” ku gati 90 % e anijve të peshkatarëve  kanë mundur të kryejnë investime të rëndësishme për rritjen e sigurisë së anijve. ”1.5 milionë euro është fondi në mbështetje të peshkatarëve për rinovimin e flotës, që financon 50% të këtyre investimeve, çka do të thotë që gati 3 milionë euro janë angazhuar për sigurinë dhe infrastrukturën e anijeve”, tha ministrja Krifca.

Lexo: Bujqësia “Made in Albania”, qytetet inteligjente dhe produktet e kashmirit. Çfarë humbët nga “Startop” këtë javë

Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, vlerësoi bashkëpunimin me ministrinë e Bujqësisë, për zbatimin me sukses të projektit.

“Sot do të flasim për peshkimin dhe është vertetë e veçantë për mua në mbyllje të projektit “Fishing Blu” që ka arritur rezultate fantastike. Kemi punuar me qeverinë që të hartojmë rregulla dhe politika, ndësa në aspektin ekonomik kemi dhënë grant, si skemë mbështetje për peshkatarët në mënyrë që ata të përmirësojnë flotën e tyre dhe gjithashtu të rrisin sasinë e peshkut të zënë”, tha Hohmann.

Ajo theksoi se, “në kuadrin e kësaj skeme mbështetëse, më bën vërtetë krenar fakti që kemi pasur më shumë se 100 kontrata me peshkatarë dhe e njëjta gjë vlen edhe për inspektimin e peshkimit në Shqipëri”.

“Shpresoj të jeni krenarë për mjetet e reja lundruese të inspektimit që janë financuar nga BE. Ne si BE do të vijojmë të jemi krah jush dhe do t’ju mbështesim në rrugën drejt integrimit në BE, me të drejta të plota” deklaroi Hohmann.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0