Dua Lipa shfaqet në billboardin “Thank God For Immigrants” në Londër - Business Magazine Albania

Dua Lipa shfaqet në billboardin “Thank God For Immigrants” në Londër

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shfaqur në një billboard gjigant në Londër me mesazhin domethënës “Thank God For Immigrants”. Billboardi ndodhet në zonën White City dhe mendohet të jetë pjesë e një fushate të organizatës Everyone Hates Elon.

29-vjeçarja, e lindur në Londër nga prindërit kosovarë Anesa dhe Dukagjin Lipa, kaloi një pjesë të fëmijërisë në Prishtinë, ku familja e saj u kthye pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Në moshën 15-vjeçare, ajo u rikthye sërish në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj muzikore.

Ky billboard shihet si një mesazh mirënjohjeje për kontributin e emigrantëve në shoqëri dhe një mënyrë për të reflektuar mbi historitë frymëzuese të artistëve që, si Dua Lipa, kanë ndërtuar karrierë ndërkombëtare duke ruajtur lidhjen me rrënjët e tyre.

albinfo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0