Droni i parë shqiptar vjen nga SKAITECH - Business Magazine Albania

Droni i parë shqiptar vjen nga SKAITECH

SKAITECH

Vitet e fundit kemi dëgjuar mjaftueshëm për dronët dhe mundësitë për t’i përdorur në shërbim të dorëzimit të dërgesave, kryesisht nga kompani të mëdha si Amazon dhe Alphabet. Megjithatë, rruga për ta bërë këtë të mundur në të gjitha shtetet duket se nuk ka qenë dhe aq e vrullshme. Me gjithë bujën e dronëve duhet të themi se pak e dinë se prej kur datojnë ato.

UAV (Unmanned aerial vehicles) janë pajisje ajrore, të cilat pilotohen pa qenë nevoja që njerëzit të ndodhen fizikisht në bordin e tyre. Pajisje të tilla u panë për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjatë Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, disa besojnë se koncepti për to daton prej 1989 kur Nikola Tesla pilotoi një varkë të kontrolluar me radio për herë të parë.

Aerial Target u quajt avioni i vogël, i cili kontrollohej me anë të radios, i testuar për herë të parë në mars 1917 në Britani, ndërsa droni i parë amerikan i njohur si Kettering Bug fluturoi për herë të parë në tetor 1918. Edhe pse të dy u dukën premtues në testet e fluturimit, asnjëri prej tyre nuk u përdor në mënyrë operacionale gjatë luftës, por zhvillimi dhe testimi i avionëve pa pilot vazhdoi.

Në 1935 britanikët prodhuan një numër avionësh të kontrolluar me radio që do të përdoreshin si objektiva për qëllime stërvitore. Mendohet se termi ‘dron’ filloi të përdoret në këtë kohë, i frymëzuar nga emri i një prej modeleve, DH.82B Queen Bee.

Dronët tanimë kanë shumë funksione, duke filluar nga monitorimi i ndryshimeve klimaterike deri te kryerja e operacioneve të kërkimit pas fatkeqësive natyrore, fotografimi, filmimi dhe dërgimi i mallrave. Megjithatë, përdorimi i tyre më i njohur dhe më i diskutueshëm është ai i ushtrisë për zbulim, vëzhgim dhe sulme.

Por çfarë po ndodh me dronët në vendin tonë aktualisht. A kemi?

Zhvillimi i vazhdueshëm i elementëve të dronëve dhe motivimi me çmime relativisht të përballueshme kanë bërë që dronët të mos përdoren më vetëm për qëllime ushtarake apo policore. Në Shqipëri po merr hov gjithnjë e më shumë përdorimi i tyre dhe së fundmi edhe në fushat e biznesit.

SKAITECH mban emrin startup-i shqiptar, i themeluar në gjysmën e dytë të vitit 2020, i cili solli teknologjinë e dronëve, robotikës dhe inteligjencës artificiale në Shqipëri, në një gamë të gjerë shërbimesh si: bujqësi, energjitikë, infrastrukturë dhe siguri publike. Në një intervistë me Arbi Bamllarin, themeluesin e SKAITECH, në fillim të vitit 2020, fjalët e tij ishin: “..ne jemi kompania që do të prodhojë dronin e parë në Shqipëri.” dhe vetëm në korrik të këtij viti erdhi lajmi se droni i parë ishte finalizuar…

Për të lexuar artikullin e plotë me eventet e tre muajve të fundit abonohuni në Business Magazine ose porosisni Business Magazine 29 këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0