Dolce & Gabanna, i ka zëvendësuar njerëzit me teknologjinë.
Në pasarelën e zhvilluar në Milano, dronë fluturues u shfaqën duke mbajtur modelet e reja të çantave të shtëpisë së modës. Shtatë dronë fluturuan sipër pistës, secili me një kuletë prej lëkure dhe xhevahire të mbushur nga koleksioni më i fundit i kompanisë Vjeshtë Dimër 2018/19.
Audiencës iu kërkua të fiknin Wi-Fi në telefonat e tyre, gjithashtu dhe hotspotin.
Java e modës së Milanit paraqiti variante të ndryshme për konceptet e teknologjisë high-tech.
Alessandro Michele prezantoi koleksionin Gucci Cyborg, ku programi përfshinte modele që mbanin versione 3D të kokave të tyre.
Mesa duket zhvillimet e teknologjisë po depërtojnë në çdo fushë të jetës sonë.
/Geek.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
