Drejtori i FBI-së: Apple mundësisht një precedent për kompanitë e tjera - Business Magazine Albania

Drejtori i FBI-së: Apple mundësisht një precedent për kompanitë e tjera


Kjo vërejtje ishte një ndryshim i vogël i deklaratës së javës së kaluar të Comey se urdhërimi i Apple për të shkyçur telefonin “nuk kishte gjasa që të ishte një pioner” për vendosjen e një precedenti për rastet e tjera.

Dëshmia e të Martës nga Comey dhe vërejtjet para të njëjtit Komitet Gjykues të SHBA-ve nga avokati i përgjithshëm i Apple, Bruce Sewell sollën në Kongres një debat publik ndërmjet Apple dhe qeverisë në lidhje me interesat e privacisë dhe sigurisë që deri më sot ishte dëgjuar vetëm në sallat e gjyqit.

Më 16 Shkurt, një gjykatë federale në Kaliforni udhëzoi Apple për të ndërtuat një softuer special për të shkyçur iPhone 5c të përdorur nga qëlluesi Rizwan Farook, një urdhër që kompania po e konteston.

Vërejtjet e Sewell dhe Comey gjithashtu qartësuan disa fusha ku të dyja palët nuk binin dakord. Comey tha se mjeti i krijuar për këtë iPhone nuk do të funksiononte në modelet e tjera. Por Sewell tha se mjeti që i kërkohet Apple të krijojë do të funksiononte në çdo iPhone.

“Kjo nuk ka lidhje me rastin e San Bernardinos. Kjo ka të bëjë me sigurinë e çdo iPhone-i që është në përdorim sot,” ka thënë Sewell.

Comey ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve më tepër se sa të zgjerojë autoritetin e saj të vëzhgimit të qeverisë kërkon të ketë aftësi të marrë informacione elektronike nëpërmjet autoriteteve ligjore që Kongresi ka mundësuar tashmë.

Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara Loretta Lynch në konferencën e sigurisë kibernetike (RSA) në San Francisco tha se ishte e “zhgënjyer” nga autoritetet e Brooklyn, dhe kundërshtoi pretendimet e Apple se Amandamenti i tij i Pestë kundër Vetë-Fajësimit po dhunohej.

Departamenti i Drejtësisë “nuk po pretendon se Apple ka bërë një gabim,” ka thënë Lynch, por po e trajton kompaninë si një palë e tretë e cila mban të dhëna të vlefshme për investigimin në fjalë.

 

/Publikuar më parë te Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0